Agon Amiga: Më ka ndryshuar jeta 360 gradë, më parë qëndroja vonë jashtë ndërsa tani…

28/05/2020 22:39

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte reperi i njohur Agon Amiga. Prind i një djali një vjeçar të quajtur Noel, reperi zbuloi se është duke përjetuar një nga momentet më të lumtura të jetës së tij. Madje shtoi se ka kaluar një deversitet të madh, nga një jetë në orët e vona të natës, në një jetesë të zakonshme dhe kushtuar të birit.

“Që kur kam ardhur këtu (në Gjermani) më ka ndryshuar jeta 360 gradë, deri para se të merrnim evlatin në këtë jetë e kam pas shumë ndryshe jetën, qëndroja deri në orët e vona të natës. Ndërsa tani zgjohem shumë herët dhe 90% të kohës e kaloj me djalin dhe bashkëshorten. Me thënë të drejtën kemi pas disa propozime dhe Noel gruaja ja ka vendos, na ka pëlqyer si emër. Është emër francez dhe kështu.  Tani ja di vlerën prindërve të mi dhe të gjithëve, është një sakrificë për të gjithë familjarët dhe nënat. Nuk është e lehtë të rrisësh një fëmijë dhe me e edukuar”, u shpreh reperi.

Top Channel