Foto ilustruese

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.A.,33 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.17,Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, pa leje drejtimi dhe nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”

Top Channel