Protestat për George Floyd/ Protestuesit dhunojnë dhe spërkasin me fikse zjarri një grua me aftësi të kufizuara

28/05/2020 21:55

Vrasja e George Floyd nga policia e Minneapolis të SHBA-ve, ka shënuar protesta të dhunshme në vend. Mirëpo gjatë përleshjes së protestuesve dhe policisë, ka ndodhur një episod i trishtë. Një grua me aftësi të kufizuara,  me një thikë në dorë tentoi të ndalonte protestuesit e zemëruar, të cilët dëshironin të shkaktonin trazira në një dyqan.

Në këtë moment ajo është dhunuar dhe spërkatur nga protestuesit, me një fikse zjarri. Gruaja pretendonte se po protestonte në mënyrë paqësore dhe po mundohej të ndalonte njerëzit që po plaçkitnin një dyqan në Target.

“Unë po protestoja në mënyrë paqësore dhe po përpiqesha të bllokoja rrugën, sepse shumë persona po merrnin shumë produkte nga dyqanet, po shfrytëzonin situatën”, u shpreh gruaja me aftësi të kufizuara.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel