Nëna e një vogëlusheje 10-vjeçare, thotë se e bija stërvitet rreth 30 orë në javë për të krijuar një “trup muskuloz”, ndërsa tani gjatë izolimit të koronavirusit, zbulon se vogëlushja është ushtruar më shumë se kurrë.

Lyza Brooks Mosier, nga Xhorxhia e SHBA-ve, zgjohet që në 5:30 të mëngjesit pesë ditë në javë që të kryejë ushtrime intensive. Nëna e saj Jill Moiser,45 vjeçe, e cila gjithashtu ka një trup thuajse perfekt thotë se e bija nuk na ndërmend kurrësesi të ndalojë të ushtruarin, madje ajo shtoi se vogëlushja ka një “uri” për të shtuar orët e stërvitjes.

“Lyza është gjithmonë e motivuar, dëshiron të bëhet më e mira. Ngrihet në 5:30 të mëngjesit dhe vetëm ushtrohet. Ndihem mirë që Lyza e dinë që është e nevojshme të ushtrohesh për të arritur maksimumin. Lyza është ushtruar për herë të parë në moshën 4 vjeçe, u dashurua me të ushtruarin teksa vinte me mua në palestrën ku punoja. Lyza ka një dëshirë, të bëhet një bodybuilder profesioniste”, u shpreh Jill Moiser.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel