Fitoi apo humbi opozita nga dalja e sistemit? Ja si përgjigjet Grida Duma në Open

28/05/2020 22:27

Udhëkryqi i opozitës është tema e diskutimit në Open në Top Channel. E ftuar në emision është edhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tregoi se pse u ul opozita në tryezë me mazhorancën.

‘Ne ikëm nga sistemi dhe kjo është një sakrificë e madhe e opozitës. Ne dolëm nga institucionet për t’u treguar të gjithëve që institucionet janë inekzistente.

Natyrisht që në pushtet vihet me votën popullore. Nuk vihet në pushtet ndryshe, prandaj jemi ulur në tavolinë për të rregulluar kodin zgjedhor. Reforma Zgjedhore është edhe një kusht i Bundestagut ku përfshihet opozita. Dalja jonë nga sistemi tregoi fytyrën e Edi Ramës. Ne sakrifikuam dhe fituam pasi kemi ndërtuar një alternativë të besueshme ’- tha Duma.

Top Channel