E enjte, 09 Prill 2020
20:21
Po ndërhynin për të shuar flakët në mal, pickohet nga gjarpri zjarrfikësi në Elbasan

ELBASAN- Gjatë ditës së sotme një efektiv i zjarrfikëses së Elbasanit është pickuar nga një gjarpër teksa ndërhynte për shuarjen e flakëve të rëna në fshatin Lukaxhi njësia Administrative Labinot Mal.

20:17
Sakrifica e bluzave të bardha; Koronavirusi ka vrarë 105 mjekë në Itali

Numri i punonjësve të mjekësisë të vrarë nga koronavirusi në Iali ka arritur në 105. Federata kombëtare e mjekëve njoftoi sot enrat e të rënëve të fundit që iu shtuan listës: odontiatri Giunio Matarazzo, dhe infermieri Emilio Brignole.

20:15
“Gjurmojnë rastet derë më derë…” Manastirliu publikon fotot e mjekëve në terren

Teksa mes opozitë dhe qeverisë janë hapur debate për sa u përket testimeve për Covid-19, së fundmi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar disa foto ku shtohen mjekët që merren me kryerjen e testimeve.

19:57
Shqiptari vret vëllanë dhe më pas i vë flakën për t’i marrë paratë që kishte sjellë nga Zvicra

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton sot është arrestuar dhe më pas ndaluar personi G.K. nga Bërnjaku i Rahovecit, nën dyshimet se ka vrarë vëllain e tij, B.K. i cili pasi kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë, fillimisht ishte paraqitur i zhdukur nga familjarët e tij që nga data 14.02.2020.

19:51
Veliaj shpërndan pako ushqimore në Njësinë 9: “Kush merr ndihmë ekonomike, nga ky muaj përfiton pagesë të dyfishuar”

Nga ky muaj, Bashkia e Tiranës do të dyfishojë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Gjatë shpërndarjes së pakove me ndihma ushqimore tek familjet e Nevruze Shkozës, Bashkime Xhihanit, Belkiz Kapolit dhe Lirije Vulkës në njësinë 9, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë se këtë periudhë, me porosi të kryeministrit, të ardhurat nga ndihma ekonomike për familjet në nevojë do të dyfishohen për aq sa do të zgjasë situata me COVID-19.

19:49
Vitrina e Librit/ Nu(r)set e humanizmit

Nga MONIKA STAFA

19:40
Me njerëzit e fshehur nga koronavirusi, kafshët rimarrin kontrollin e botës

Gjatë bllokadës së epidemisë, specie të të gjitha llojeve janë shfaqur në zona më parë të populluara nga njerëzit

19:30
Pas thashethemeve se ishte shtatzënë, Era Istrefi na përshëndet nga karantina (FOTO)

Pak kohë më parë u përfol se Era Istrefi mund të ishte shtatzënë, pretendime të cilat u hodhën poshtë kur këngëtarja tregoi në Instagram barkun e sheshtë.

19:29
Kreu i SIGAL-it surprizon. Zgjidhja për çdo sëmundje dhe sfidë ekziston. Ja cila është ajo sipas Avni Ponarit

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype” presidenti i SIGAL UNIQA Group Austria Avni Ponari.

19:02
Ndodh në Rusi! I dyshuari me Covid-19 ia “mbath me të katërta”, mjekët e ndjekin nga pas derisa…

Nizhny Novgorod- Në Rusi ka ndodhur një ngjarje jo shumë e zakontë, ku një person i dyshuar me Covid-19 ka detyruar mjekët që ta ndjekin me vrap nga pas.

18:58
Vetëm New York ka tashmë më shumë raste koronavirusi se çdo shtet tjetër i botës

Numri i rasteve me koronavirus në New York ka arritur në 151,598 sipas NBC News, duke kaluar çdo shtet tjetër në botë përveç totales së SHBA.

18:35
E hidhur në Itali, ja sa jetë mjekësh ka marrë CoVid-19

ITALI- Numri i mjekëve të vrarë nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 106. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet shëndetësore në Italia, teksa kanë informuar se vetëm gjatë orëve të fundit në të gjithë shtetin kanë humbur jetën 610 persona.

18:34
Italia publikon bilancin/ 610 të vdekur në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 18279, që do të thotë janë 610 viktima në 24 orët e fundit.

18:22
Lajm i hidhur, shkon në 23 numri i viktimave që lidhen me Koronavirus në Shqipëri

Një tjetër person ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv duke e çuar në 23 numrin e personave të vdekur që lidhen me Koronavirusin në Shqipëri.

18:07
Edhe partneres së Cristianos i mungon diçka…(FOTO)

Partnerja e Cristiano Ronaldos mund të ketë gjithçka që çdo vajzë do të ëndërronte.

18:04
Media italiane publikon pamjet/ Makinat me viktimat e koronavirusit në radhë për në Shqipëri

BARI- Në mediat italiane janë publikuar disa foto nga porti i Barit, ku shihen disa makina funeralësh me shqiptarë që kanë humbur jetë në Itali për shkak të koronavirusit.

17:41
“Nëse sot nuk kemi mal me të vdekur, kjo ka ardhur…” Rama publikon grafikun e përhapjes së CoVid-19 në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka publikuar edhe grafikun e avancimit të epidemisë së coVid-19 në Shqipëri. Ndryshe nga shumë vende të Evropës Shqipëria ruan një trend rritës të të infektuarve me CoVid-19 shumë më të ulët.

17:34
Momenti kur photoshop-i tradhton vajzat

Rrjetet sociale tashmë zënë një pjesë të madhe të përditshmërisë tonë. Instagrami është një nga aplikacionet më të përdorura në rang botëror.

17:32
Enca kërkon vetëm një gjë në karantinë…(FOTO)

Izolimi nga pandemia e koronavirusit mbetet i vështirë për të gjithë ne, por sidomos për personazhet e njohur të cilët janë mësuar me ditët e ngarkuara.

17:20
Në Wuhan pas përfundimit të koronavirusit, shpërthen “epidemia” e martesës

Kanë filluar t’i rikthehen jetës së mëparshme banorët e Wuhanit, në provincën kineze Hubei, ku është shfaqur rasti i parë me Covid-19.

17:20
Shkon në 66 numri i viktimave nga CoVid-19 në Serbi, mes të prekurve edhe djali i Aleksandër Vuçiç

SERBI- Ka shkuar në 66 numri i vdekjeve në Serbi. Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë edhe një person tjetër i prekur nga koronavirusi ndërkohë gjithsej në të gjithë Serbinë gjatë ditës së fundit janë infektuar 201 pacientë.

17:15
Arrestohet për terrorizëm adoleshentja që deklaronte në video se do të shpërndante kudo koronavirusin

Një adoleshente që mburrej në një video online se “do të infektoj çdo bastard” me koronavirus sa herë të shkonte në supermarket, është arrestuar me akuza terrorizmi.

17:12
Covid-19/ 201 të infektuar brenda ditës në Serbi

Numërohen gjithsej 2.867 raste të konfirmuara me COVID-19 në Serbi.

17:09
“Një buqetë lamtumire…” Koronavirusi i merr jetën mësuesit shqiptar në Çikago

Jani Depo, me origjinë nga Sinica e Devollit, por që prej 20 vjetësh jetonte në Çikago, ishte një nga viktimat e fundit të virusit të rrezikshëm që ka pushtuar botën.

17:07
Prekëse/ Fëmijët kanë një mesazh për të gjithë ne

Koronavirusi ka prekur Shqipërinë që prej datës 9 mars kur u konfirmua zyrtarisht. I gjithë vendi është në karantinë teksa deri më tani kemi pasur 409 të prekur, 22 viktima dhe 165 të shëruar.

16:56
Tjetër ditë e zezë për Britaninë, raporton sërish numër të lartë vdekjesh në 24 orët e fundit

Britani ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me Koronavirusin. Zyrtarët kanë konfirmuar që ka qenë dita më e zezë në ishull me 887 vdekje në ditën e fundit.

16:54
51 vjeçarja tepër seksi, pastron shtëpinë me bikini (FOTO)

Mosha është thjesht një numër! Kjo vlen padyshim edhe për Lizzie Cundy, e cila megjithëse është 51 vjeç kurrë nuk “harron” të duket seksi.

16:51
Maqedoni e Veriut: 30 të vdekur, 663 të infektuar me COVID-19

Numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut ka arritur në 30. Ministria e Shëndetësisë në raportin e ditës së enjte ka njoftuar edhe për një viktimë, një grua 27-vjeçare nga Kumanova, e cila ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje.

16:50
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira”, SHBA ndihma për personelin mjekësor në përballjen kundër CoVid-19

Shtete e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar mjete mbrojtëse për personelin mjekësor në Shqipëri që po përballet me CoVid-19.

16:43
PSG arrin marrëveshjen me lojtarët, ndërprerja e pagave në mënyrë proporcionale

Çështja e ndërprerjes së pagave të futbollistëve po merr gjithmonë e më shumë vëmendje në këto ditë të ndërprerjes së këtij sporti, pasi janë të shumtë klubet që ankohen se e kanë të pamundur të paguajnë gjatë kësaj kohe.

16:38
Paloka-Ramës: Me sulmet ndaj opozitës tregon se nuk u del dot zot shqiptarëve

Nënkryetari i PD, Edi Paloka me anë të një statusi të publikuar në Facebook i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama në drejtim të kreut të PD, Lulzim Basha.

16:38
CoVid-19 në Luginën e Preshevës, Basha thirrje qeverisë: Ofroni asistencë mjekësore, është detyrim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur t’i përgjigjet kryeministrit Edi Rama me anë të një kërkese që të dërgojë ndihma me personel mjekësor në Luginën e Preshevës për shkak të situatës së rëndë që po kalon me CoVid-19.

16:37
Djali 7 muajsh i infektohet me Koronavirus, nëna ka një thirrje: Virusi mund të qëndrojë në ajër, ju lutem…

Një nënë  në Britani u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin urdhrat e qeverisë dhe të qëndrojnë në shtëpi, pasi djali i saj vetëm shtatë muajsh është i diagnostikuar me koronavirus.

16:37
PD mbështet kërkesat e bizneseve: Jemi me ta, duhen shpëtuar nga mbyllja mijëra vende pune

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho me anë të një deklarate për mediat ka theksuar se PD mbështet kërkesën unanime të biznesit për ndërhyrje emergjente financiare për të shpëtuar nga mbyllja e dhjetëra mijëra vendeve të punës.

16:33
Kim mendon për të gjithë të karantinuarit…(FOTO)

Kim Kardashian ka menduar për të gjithë të karantinuarit në këto ditë të vështira izolimi nga pandemia e Covid-19.

16:30
Shkencëtarët: Britania do të jetë më e goditura nga koronavirusi

Shkencëtarët britanikë kanë kritikuar një model të ri të koronavirusit që parashikon se Britania e Madhe do të jetë vendi më i goditur në Evropë, nga pandemia, me një numër viktimash nga Covid 19 më i lartë nga ç’është menduar deri më tani.

16:29
Festa e shthurur e të rinjve të pasur, infektohen të gjithë me Koronavirus

Fëmijët e pasur të elitës sunduese të Venezuelës u infektuan me koronavirus në një parti në Karaibe, ku u konsumua edhe drogë.

16:25
Koronavirusi; Japonia mban ceremoni virtuale diplomimi me robotë e fytyra studentësh në tablet

Një universitet në Japoni nuk ka hequr dorë nga ceremonia e diplomimit megjithë masat e ashpra kundër epidemisë, duke përdorur robotë androidë të kontrolluar nga studentët prej shtëpive të tyre.

16:16
Kollitet dhe pështyn ushqimet në supermarket, blerësit e bëjnë të “pendohet”

Një 65 vjeçar nga Masaçustes i SHBA-ve, kishte filluar të kollitej dhe pështyjë mbi artikujt e ndryshëm ushqimorë, në një supermarket të qytetit. Kjo ka bërë që të reagojnë blerësit e tjerë, të cilët e e kanë shtrirë në tokë dhe e kanë mbajtur të bllokuar derisa është shfaqur policia.

16:07
Bilanci i Covid-19 në Zelandën e Re: Vetëm një viktimë!

Zelanda e Re ia ka dalë të bëjë diçka që shumë vende të tjera do të uronin ta arrinin; për katër ditë radhazi raporton rënie të numrit të rasteve të koronavirusit.

16:03
Koronavirusi vret doktorin britanik që më herët i kërkonte kryeministrit më shumë pajisje mbrojtëse për mjekët e luftës

Një doktor që dy javë më parë kishte paralajmëruar kryeministrin britanik Boris Johnson se stafi mjekësor i linjës së parë ka nevojë për më shumë pajisje personale mbrojtëse, ka vdekur pas diagnostikimit me koronavirus.

15:58
Artistët në karantinë/ “Po shijojmë shtëpinë”, rrëfehen maestro Zhani Ciko dhe kantautori Luan Zhegu

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” maestro Zhani Ciko dhe kantautori Luan Zhegu.

15:54
Pavarësisht pandemisë… astronautët nisen drejt ISS

Një ekuipazh prej tre personash është nisur drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar të enjten, duke lënë pas një planet të mbërthyer nga pandemia e koronavirusit.

15:42
Studimi: Një muaj karantinë, ja efektet mbi trupin dhe mendjen

Një muaj në izolim mund të kompromentojë shëndetin mendor dhe fizik të personave të detyruar të qëndrojnë në shtëpi në përpjekje për të ndaluar koronavirusin.

15:41
13-vjeçari francez vret veten prej volumit të detyrave të shtëpisë gjatë karantinës së koronavirusit

Një djalosh i vogël ka varur veten në dhomën e tij të gjumit pasi besohet se nuk përballonte dot masën e detyrave të shtëpisë që i ishin dhënë gjatë izolimit të koronavirusit.

15:34
Covid-19, pedagogët: Për ne viti shkollor mund të quhet i mbyllur, ka mangësi

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype”, pedagogët Erjon Kristo dhe Ndriçim Mehmeti.

15:34
SHBA: 16 milionë persona pretendojnë se janë të papunë

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se edhe 6.6 milionë persona kanë bërë kërkesë për përfitime shtetërore, pasi kanë humbur vendet e punës.

15:30
Të krishterët në Evropë/ Koronavirusi “izolon” Pashkët

Të krishterët e Evropës po përballen me një pashkë të pazakontë, në izolim, me procesionet tradicionale të stërmëdha që do të zëvendësohen nga transmetimet online.

15:27
Infektohen 150 anëtarë të familjes mbretërore saudite, pacientët e koronavirusit ‘spastrohen’ nga spitalet për t’i lënë vend elitës

Të paktën 150 anëtarë të familjes mbretërore të Arabisë Saudite janë infektuar me koronavirus raportonin sot mediat rajonale.

15:23
Rama-Bashës: Nuk mendon si të ndihmojë, se as nuk do as nuk di, po vazhdon avazin e vjetër 7×7=42

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama thumboi kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke shkruar se nuk ndihmon për të luftuar koronavirusin, por vazhdon avazin e vjetër 7×7=42 dhe ëndërron protesta të mëdha nesër.

15:22
Dezinfektohet “Pazari i Ri”/ Rregulla të reja për hyrjen në tregun në qendër të Tiranës

Disa nga tregjet e Tiranës u kthyen problematikë për shkak të dyndjes së njerëzve në ambjente të ngushta.

15:12
Kosovë, 224 të infektuar/ Tre persona në gjendje kritike, 39 të shtruar në spital

Në 224 ka arritur numri i personave të prekur me coronavirusi në Kosovë.Prej tyre 39 janë duke marrë tretmanin mjekësor në Ambulancës për Coronavirus pranë Klinikës Infektive.

15:09
“Audiobooks” në gjuhën shqipe/ Platforma me 100 tituj dhe 20 mijë përdorues

Jam me platformën audiobooks.al. Platforma më e re në gjuhën shqipe që ne kemi mundësinë te aksesojmë me qindra libra në gjuhën shqipe.

15:03
“Dua të shkoj në shkollë të festoj Abetaren”/ Letra e vogëlushit 6-vjeçar drejtuar Ramës

“I dashur xhaxhi kryeministër, Edi Rama. Unë që po të shkruaj këtë letër jam Ilves Selmani. Unë jam në klasën e parë, në shkollën “17 Shkurti”- Qesarak, Tiranë. Prej një muaji unë jam në karantinë dhe i kam zbatuar të gjitha këshillat që keni dhënë ju dhe doktorët. Edhe detyrat që m’i ka dhënë mësuesja nga telefoni i mamit i kam bërë përditë. Por unë dua të di nga ty xhaxhi Edi, kur do të mbarojë kjo situatë? Mezi pres të festoj “Festën e Abetares” , pasi festat e nëntorit nuk i festova për shkak të tërmetit. Të përqafoj nga larg”.

15:03
Paniku i koronavirusit; Pasagjerët kërcejnë në det kur kuptojnë se në traget ka të infektuar

Disa pasagjerë të kapur nga paniku në një traget në Indonezi u filmuan sot në skena histerie, përfshi dhe hedhje në det, kur u përhap fjala se në të kishte bartës të dyshuar të koronavirusit.

14:57
Kreativitet në kohë karantine/ Shqiptari në Gjermani bën picën në formë shqiponje

Ky është Dirseo Haxhaj nga Tirana, por që prej 27 vitesh jeton me familjen në Berlin.

14:55
Taksistët, 5 javë pa punë/ Të punësuarit në transport janë pa të ardhura

Midis shumë sektorëve që janë dëmtuar për shkak të masave kundër përhapjes së Covid-19 është edhe shërbimi taksi i pezulluar tashmë prej rreth 5 javësh.

14:49
Nisin eksportet bujqësore/ Kamionët e parë me perimet e Lushnjes nisen drejt Kosovës

Covid-19 solli pasoja serioze për prodhimin bujqësor. Në mungesë të tregut, fermerët u detyruan të hidhnin prodhimet e tyre në kanal!

14:47
“Kamera, show, ERTV”/ Salianji: Shqiptarët kanë nevojë për zgjidhje reale, jo teatër në kurriz të fatkeqësive

Përmes një postimi në Facebook, ku shfaqen në një video fragmente nga vizita e djeshme e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Arben Ahmetaj në Thumanë, sa i takon procesit të rindërtimit pas tërmetit që goditi vendin, Ervin Salianji shkruan se ndihmat nuk ekzistojnë dhe familjet vijojnë të enden rrugëve.

14:42
Ti Raporton/ Në qiell të hapur nga tërmeti, tani edhe pa bukë. Katastrofë e dyfishtë për familjen nga Manza

Një katastrofë e dyfishtë është ajo çfarë po kalon një familje prej 5 anëtarësh nga Manza, ku përveçse jetojnë në një çadër që nga tërmeti, tashmë ata janë dhe në kushte shumë të këqija ekonomike.

14:38
Kohë pandemie/ Mblidhet online Komisioni për Sigurinë Kombëtare, çfarë u shqyrtua

Në drejtimin e kryetares Ermonela Felaj, Komisioni për Sigurinë Kombëtare në mbledhjen e tij të radhës zhvilluar online nëpërmjet sistemit Cisco Ëebex mori në shqyrtim projektligjin “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10192, DATË 3.12.2009, “PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT, KORRUPSIONIT DHE KRIMEVE TË TJERA NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË”, TË NDRYSHUAR”. Relatorja e projektligjit znj Elena Xhina, theksoi rëndësinë e këtij projektligji.

14:31
Shkencëtarët letër Trump: Virusi nuk zhduket me vapën!

Një panel prestigjoz shkencëtarësh i ka thënë shtëpisë së bardhë se nuk beson që koronavirusi mund të zhduket pasi moti të ngrohet. Presidenti Trump ndërkohë, kishte thënë më herët se kur moti të ngrohej edhe pak, virusi do të zhdukej.

14:26
“Mushkëria e tij ishte dëmtuar aq rëndë…”/ Rrëfehet djali i ish-boksierit që humbi betejën me koronavirusin

Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” Fabio Kurti.

14:26
CoVid-19/ Edhe kreu i ILD përgjysmon pagën për 3 muaj

Edhe kreu i ILD, Artu Metani i është bashkëngjitur nismës së Kuvendit për përgjysmin e pagës për të lehtësuar situatën e krijuar nga CoVid-19.

14:17
Kriza e CoVid-19/ Kamionët zbrasin prodhimet e pashitura në plehra, video

Kriza që ka pllakosur në vend pas mbërritjes së pandemisë së CoVid-19, ka ndikuar kudo.

14:16
683 viktima në 24 orë/ Kryeministri spanjoll: Zjarri po vihet nën kontroll

Spanja thuajse po e kalon më të keqen e koronavirusit, tha kryeministri i vendit ndërsa parlamenti debatoi për shtyrjen e gjendjes kombëtare të emergjencës.

14:12
Maska, doreza dhe dezinfektues/ Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë në ndihmë të Policisë

Një tjetër donacion në maska, doreza dhe dezinfektues, për mbrojtjen e punonjëseve të Policisë, kësaj radhe ka ardhur nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

14:07
Mali i Zi arreston një person për publikim të identitetit të pacientëve me Covid-19

Autoritetet në Mal të Zi kanë arrestuar një punonjës mjekësor, të akuzuar për publikimin e një liste me emrat e personave të infektuar me koronavirusin e ri.

14:04
Covid-19/ Drejtuesit e institucioneve të pavarura i përgjigjen thirrjes së Ruçit, për përgjysmimin e pagës

Më datë 2 prill, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, iu drejtua me një thirrrje drejtuesve institucioneve të pavarura kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, për përgjysmimin e pagës së tyre për një periudhë tremujore, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.

13:58
Pandemia mund të varfërojë gjysmë miliardë njerëz në botë, thotë OXFAM

Organizata ndërkombëtare bamirëse Oxfam, ka paralajmëruar se gjysmë milardë njerëz në botë mund të përfshihen nga varfëria, për shkak të krizës së koronavirusit.

13:48
Video shokuese! “Shkoni sa më rrallë që të jetë e mundur”, ja si koronavirusi infekton njerëzit në supermarket

Në një video shokuese, realizuar nga shkencëtarë, tregohet se si piklat vdekjeprurëse të koronavirusit mund të përhapen nëpër raftet e supermarketi dhe të infektojnë blerësit.

13:46
Cilat janë traditat e ditës së pashkës – Zbulojini të gjitha

Për besimtarët e Krishterë, Pashkët janë festa që simbolizon ringjalljen e Krishtit.

13:44
Sulmohet baza ushtarake amerikane në Afganistan

Disa raketa janë hedhur në bazën e ushtrisë amerikane në Afganistan.

13:44
Pretendon se ka CoVid-19/ Ish-nëndrejtori i Spitalit të Sarandës do bëjë testin, Avokati: Rrezik për të paraburgosurit nëse…

Ish- nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, i arrestuar për trafik droge do i nënshtrohet testit për CoVid-19, dhe me këtë pretendim ai kërkon ndryshimin e masës në arrest shtëpie.

13:39
Lojtarët e Premier League, nismë për mbledhje fondesh

Futbollistët e Premier Leagues bashkojnë forcat për të ndihmuar Sistemin Shëndetësor Britanik për të përballuar emergjencën coronavirus.

13:31
Fusha e US Open bëhet spital për të prekurit me Covid-19

New Yorku është qyteti që po vuan më shumë pandeminë coronavirus në SHBA. Sipas Guvernatorit, Andrew Cuomo, në 24 orët e fundit janë regjistruar 779 persona që kanë humbu jetën nga ky virus duke e çuar numrin total të të vdekurve në 6268.

13:28
“Kanal ankesash”/ Rama: Ata që po hasin probleme me shtyrjen tremujore të kredive, ja ç’duhet të bëjnë

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama bën me dijeni se për të gjithë ata që po hasin probleme me shtyrjen tremujore të kredive, Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion një kanal ankesash në faqen e saj.

13:25
Greqi/ Vdes në burg e dënuara rome me origjinë shqiptare, dyshohet se…

Në burgun e grave në Thiva ka humbur jetën një e dënuar rome me origjinë shqiptare.

13:21
Bilanci tragjik në Evropë – Ja kush janë tre vendet më të prekura nga Covid-19

Jemi në kohë “lufte”, në beteje me një armik të padukshëm dhe nuk dihet se kur do ti vij fundi këtij makthi.

13:12
CoVid-19/ Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave përgjysmon rrogat

Këshilli Drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave zhvilloi mbledhjen e tij në datën 08 Prill 2020.

13:09
Spanja publikon bilancin tragjik: 683 viktima brenda një dite

Spanja ka raportuar 683 vdekje brenda 24 orëve të fundit, një numër më i vogël i vdekjeve në krahasim me dy ditët e mëparshme.

12:57
Trump bën pushim nga kriza e koronavirusit, e ka mendjen të gërmojë ‘pasuri’ në Hënë

Donald Trump ndaloi përpjekjet e tij rreth krizës në rritje të koronavirusit për të nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke pastruar rrugën për SHBA për të minuar Hënën për burime.

12:55
Optimizëm i kujdesshëm në Evropë për lehtësimin e masave anti-COVID-19

Vendet në të gjithë Evropën kanë filluar me kujdes të lehtësojnë masat e tyre të izolimit, pasi shkalla e infeksionit të koronavirusit po bie ngadalë, raporton BBC.

12:52
Paralajmërimi i OKB: Covidi çon botën drejt varfërisë

Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi mund të rrisë varfërinë globale duke bërë që më shumë se një gjysmë miliardi njerëz ta gjejnë veten në kushte ekstreme.

12:48
“Rezultati sot është tragjik”/ Dokumenti, PD: Mijëra refuzime për pagën e luftës

Në një postim në Facebook, Jorida Tabaku shkruan se “qeveria po vështirëson pagesat duke seleksionuar mes bizneseve dhe qytetarëve, ndërkohë që mijëra shqiptarë, kryefamiljarë dhe prindër fëmijësh, janë të papunë, pa rrogë, pa të ardhura.

12:43
Shkon në 28 numri i personelit të bluzave të bardha që fiton betejën me COVID-19

Shkon në 28 numri i personelit të bluzave të bardha që fiton betejën me COVID-19.

12:40
Kryeministri britanik reagon pozitivisht ndaj trajtimit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, raportohet se tani qëndron i ulur në krevat dhe bisedon me stafin ndërsa ka hyrë në ditën e pestë të qëndrimit të tij në spitalin Shën Thomas, në Londër.

12:34
Shërohen 3 gra të infektuara në Lezhë, mes tyre një infermiere dhe një sanitare

Tre persona të konfirmuar me Covid-19 e kanë fituar tashmë betejën me pandeminë.

12:32
Argëtim në kohë “lufte”! Policët kolumbian, leksione “zumba” për qytetarët

Policët kolumbianë shkojnë në lagjet e Bogotas, dhe japin leksione zumba për të inkurajuar dhe argëtuar banorët e bllokuar në shtëpitë e tyre për shkak të frikës nga koronavirusi.

12:30
Dëmtohet rrjeti 20kV, mbeten pa energji elektrike “Ali Demi” Tiranë

Për shkak të dëmtimit të rrjetit 20kV pranë zonës së “tregut elektrik” nga një firmë private që po punon për shtrimin e rrugës, kanë mbetur pa energji 8 kabina që furnizojnë këto zona në Tiranë:

12:22
Kryeministri italian për BBC: Kolapsi i BE, rrezik shumë real!

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një intervistë për BBC, ka paralajmëruar se BE rrezikon kolapsin si projekt në krizën e koronavirusit.

12:22
William dhe Kate, video-telefonatë me fëmijët e stafit të vijës së parë me koronavirusin

Princi William dhe bashkëshortja e tij, Kate Middleton zhvilluan një video- bisedë me nxënësit e një shkollë fillore, prindërit e të cilëve po luftojnë në vijën e parë me pandeminë Covid-19.

12:16
Bilanci global i pandemisë: Mbi 1.5 milionë të infektuar, rreth 89,000 viktima

Më shumë se 1.5 milionë raste të koronavirusit të ri janë regjistruar në të gjithë botën.

12:07
Maturantja s’ka telefon/ Vështirësi për ndjekjen e mësimit online

Fabjola është maturante dhe po has vështirësi në javën e pestë të mbylljes së shkollës. Së bashku me vëllain e 2 motrat e tjera kanë në përdorim një telefon.

12:06
SHBA-ja akuzon dy persona për terrorizëm pasi kërcënuan me përhapje të COVID-19

Shtetet e Bashkuara akuzuan dy persona për vepër terroriste, pasi kërcënuan me përhapje të koronavirusit.

12:00
Qëndro në shtëpi me Digitalb/ Platforma e ekranit jua lehtëson izolimin

“Qëndro në shtëpi”, është kjo thirrja botërore për të gjithë globin në mënyrë që të frenohet përhapja e Covid-19, megjithatë të qëndrosh në shtëpi gjatë gjithë kohës nuk është e lehtë.

11:51
Kohë lufte! Kopertina e pazakontë e Vogue Italia…

Në një kohë pandemie, kopertina e prillit e Vogue Italia s’mund të ishte tjetër veçse e pazakontë.

11:51
Të moshuarit zihen dhe përfundojnë në dyert e gjykatës/ Burri: Rri me një shoqe që nuk ka nam të mirë

Ky që shihni në foto është Kristo, vetëm 13 vjeç duke pritur gjyshërit e tij në gjykatë.

11:41
Thyerja e masave kufizuese/ 262 shtetas të gjobitur

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

11:37
CoVid-19/ Firma amerikane: Në maj nisim testimet me vaksinën e re

Një kompani amerikane, Novavax, tregon se ka gjetur një mënyrë për të rritur imunitetin e njeriut ndaj virusit dhe për këtë do nisë testimet muajin e ardhshëm.