Doc Rivers nuk është më trajneri i Los Angeles Clippers, skuadrës kaliforniane në NBA.

Ishte vetë trajneri që konfirmoi largimin nga posti i tij pas eliminimit në fazën e playoffit të Clippers. ‘Falenderoj LA Clippers që më dha mundësinë të jem trajner i skuadrës dhe për mbështetjen e dhënë për ta bërë atë një ekip fitues-shkruante Doc Rivers në një komunikatë të postuar në rrjetin social Tëitter-kur mora këtë detyrë, synimi ishte që të bëja një program fitues të basketbollit, një destinacion për lojtarët e lirë dhe për të sjellë titullin e NBA në të’.

Vendimi i Doc Rivers erdhi pas humbjes së LA Clippers në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit ndaj Denver 4-3, në një seri ndeshjesh që e kryesoi deri në 3-1. Doc Rivers  e mori drejtimin e LA Clippers në vitin 2013 pasi u largua nga Boston Celtics. Gjatë këyre viteve, skuadra e Clippers është kualifikuar gjithnjë në fazën e playoffit, por në asnjë moment nuk ka shkuar përtej gjysmëfinaleve të Konferencës së Perëndimit. në 6 prej fushatave të playoffit, Clippers me Rivers në stol është eliminuar që në raundin e parë.

Top Channel