“Nuk e njihni sistemin”- Brataj përplaset me Koduzin në “Open: I gjithë mashtrimi është…

29/09/2020 22:29

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj dhe eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi, janë përshirë në një debat në emisionin “Open”.

Ndërsa po diskutohej për mënyrën se si sistemi shëndetësorë po trajton epideminë në vend, Koduzi i tha Brataj se nuk e njihte sistemin në vend.

Sipas Koduzit, është mjeku i familjes që duhet të jetë 24 orë në shërbim të qytetarëve, ndërsa Brataj u përgjigj se ata “nuk janë skllevër”.

Pas kësaj, Koduzi u shpreh se “I gjithë mashtrimi është i Ministrisë që thotë se pacientët monitorohen nga mjeku i familjes 24 orë”

Debati:

Koduzi: Nuk e njihni sistemin

Brataj: Nuk e njihni ju

Koduzi: Unë në sistem kam kaluar jetën, si nuk e njoh unë

Brataj: Si do ta kapësh sistemin?

Koduzi: Mjekun e numrit të familjes e kanë të gjithë, janë 24 orë në shërbim

Brataj: Nuk janë 24 orë, nuk janë skllevër

Koduzi: I gjithë mashtrimi është i Ministrisë që thotë se pacientët monitorohen nga mjeku i familjes

Brataj: Sigurisht që monitorohen

Koduzi: Në mars kaluat në blacout, nuk iu përgjigjeshit njerëzve

Brataj: E keni me të dëgjuar, të hedhësh baltë mbi një sistem…

Koduzi: Ju kanë veshur një kostum që nuk e mbani dot

Brataj: E mbajmë më së miri

Top Channel