Lucas Paquetà do të formalizojë këtë javë kalimin e tij te Lion, duke u bërë futbollisti më i ri i skuadrës transalpine.

Tratativat që duket se kishin ngecur mes Milanit dhe ekipit francez pas refuzimit të një huazimi me të drejtë blerjeje, tani ecën në rrugën e duhur.

Ekipi me bazë në San Siro shet Paqueta për 20 milionë Euro si dhe një përqindje për rishitjen e ardhshme të futbollistit teknik, çka do të kompensojë investimin e bërë fillimisht për lojtarin, e për të mos krijuar një hendek në bilanc. I gjithë thesari i krijuar nga shitja do të ri investohet në merkato, mbi të gjitha për një mbrojtës qëndror.

Emri më i nxehtë në merkaton e Milanit në repartin e praopavijës është Fofana i skuadrës së Saint Etien.

 

Top Channel