Top Story/ “Deti”, Krisafi: Negociojnë dy palë të pabarabarta, Greqia të heqë ligjin e luftës. Rama: Nuk i lejoj të na bëjnë presion!

30/09/2020 00:02

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ksenofon Krisafi tha për Top Story se negociatat me greqinë për “Detin” janë mes dy palëve të pabarabarta dhe ndihet presioni.

Ksenofon Krisafi-“Shqipëria është pak në pozitë të vështirë sepse, ndoshta nuk ndodh por përshtypja krijohet që nëse: po nuk bë kjo, atëherë pala tjetër mund të vendosë veton sa i takon hyrjes së Shqipërisë në BE. Duhet të kishte një palë pariteti mes palëve në këtë aspekt”.


Edi Rama-“Unë jam kryeminister i Shqiëprisë dhe jam i vetëdijshëm për peshën e vendit, dobësitë, por nuk lejoj që cilido qoftë, homologu që kam përballë, cilindo vend të përfaqësojë, të trajtojë kryeminsitrin e Shqipërisë duke e parë nga lartë poshtë”.


Në nëntor të vitit 2017, ministri i jashtëm i atëhershëm, Ditmir Bushati, udhëtoi drejt Kretës ku për 3 ditë, zhvilloi bisedime me homologun Nikos Kocias. Çështja e detit, këtë herë ishte bërë pjesë e një pakete diskutimesh për zgjidhjen e një sërë cështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve, nga Ligji i Luftës që Greqia ka ende në fuqi me Shqipërinë, e deri te disa çështje me karakter teknik. Pala greke, nuk pranoi kurrë të bënte pjesë të tryezës çështjen çame.


Dy muaj më vonë në Janar të vitit 2018, dy ministrat do të ritakoheshin për 3 ditë në qytetin e Korçës. Në media, qarkulloi lajmi i arritjes së një marrëveshje që do të finalizohej në një vizitë që kryeministri grek Aleksis Cipras do të zhvillonte në Shqipëri.


Ksenofon Krisafi- “Mund të themi shumë gjëra që nuk shkojnë, dhe që dy palët ti kenë në konsideratë, Për shembull negociojnë dy palë në pozita paradoksale. Ne me të drejtë themi që e kemi partner strategjik, ndërkohë që mban në fuqi një akt që quhet ligji luftës, I shoqëruar edhe me akte të tjera që ka vendosur në sekuestro konservative pronat e shqiptarëve atje. Minimumi që kërkohet të jemi në pozita të barabarta”.


Sot, pyetja që ngrihet është se deri ku kanë arritur negociatat nga grupet aktuale? E sigurt është që grekët, vijojnë të jenë agresivë në kërkesat e tyre, duke patur si referencë marrëveshjen e vitit 2009. Sipas ekspertëve dhe Gjykatës Kushtetuese me atë dokument të zhvlerësuar Shqipëria humbiste rreth 350 kilometër katror det territorial.


Edi Rama-“Nuk ka presion deri më sot. Ka debat po, një debat që është zhviluar edhe brenda kuadrit të negociatave që nuk përfunduan me dakordësi mes dy palëve. Jemi shumë të qartë për çfarë kërkojmë”.


Paskal Milo-“Të dy palët kanë paraqitur projektet e tyre, dhe këto projekte në negociatat që mund të rifillojnë kur vendosin dy qeveritë do rimerren në konsideratë, do diskutohen dhe do të arrihen kompromiset e duhura në rast se duam për të arritur një marrëveshje”.

 

 

Top Story/ “Deti”, Krisafi: Negociojnë dy palë të pabarabarta, Greqia të heqë ligjin e luftës. Rama: Nuk i lejoj të na bëjnë presion!Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ksenofon Krisafi tha për Top Story se negociatat me greqinë për “Detin” janë mes dy palëve të pabarabarta dhe ndihet presioni.Ksenofon Krisafi-“Shqipëria është pak në pozitë të vështirë sepse, ndoshta nuk ndodh por përshtypja krijohet që nëse: po nuk bë kjo, atëherë pala tjetër mund të vendosë veton sa i takon hyrjes së Shqipërisë në BE. Duhet të kishte një palë pariteti mes palëve në këtë aspect”.Edi Rama-“Unë jam kryeminister i Shqiëprisë dhe jam i vetëdijshëm për peshën e vendit, dobësitë, por nuk lejoj që cilido qoftë, homologu që kam përballë, cilindo vend të përfaqësojë, të trajtojë kryeminsitrin e Shqipërisë duke e parë nga lartë poshtë”.Në nëntor të vitit 2017, ministri i jashtëm i atëhershëm, Ditmir Bushati, udhëtoi drejt Kretës ku për 3 ditë, zhvilloi bisedime me homologun Nikos Kocias. Çështja e detit, këtë herë ishte bërë pjesë e një pakete diskutimesh për zgjidhjen e një sërë cështjesh të mbetura pezull mes dy vendeve, nga Ligji i Luftës që Greqia ka ende në fuqi me Shqipërinë, e deri te disa çështje me karakter teknik. Pala greke, nuk pranoi kurrë të bënte pjesë të tryezës çështjen çame. Dy muaj më vonë në Janar të vitit 2018, dy ministrat do të ritakoheshin për 3 ditë në qytetin e Korçës. Në media, qarkulloi lajmi i arritjes së një marrëveshje që do të finalizohej në një vizitë që kryeministri grek Aleksis Cipras do të zhvillonte në Shqipëri. Ksenofon Krisafi- “Mund të themi shumë gjëra që nuk shkojnë, dhe që dy palët ti kenë në konsideratë, Për shembull negociojnë dy palë në pozita paradoksale. Ne me të drejtë themi që e kemi partner strategjik, ndërkohë që mban në fuqi një akt që quhet ligji luftës, I shoqëruar edhe me akte të tjera që ka vendosur në sekuestro konservative pronat e shqiptarëve atje. Minimumi që kërkohet të jemi në pozita të barabarta”.Sot, pyetja që ngrihet është se deri ku kanë arritur negociatat nga grupet aktuale? E sigurt është që grekët, vijojnë të jenë agresivë në kërkesat e tyre, duke patur si referencë marrëveshjen e vitit 2009. Sipas ekspertëve dhe Gjykatës Kushtetuese me atë dokument të zhvlerësuar Shqipëria humbiste rreth 350 kilometër katror det territorial.Edi Rama-“Nuk ka presion deri më sot. Ka debat po, një debat që është zhviluar edhe brenda kuadrit të negociatave që nuk përfunduan me dakordësi mes dy palëve. Jemi shumë të qartë për çfarë kërkojmë”.Paskal Milo-“Të dy palët kanë paraqitur projektet e tyre, dhe këto projekte në negociatat që mund të rifillojnë kur vendosin dy qeveritë do rimerren në konsideratë, do diskutohen dhe do të arrihen kompromiset e duhura në rast se duam për të arritur një marrëveshje”.

Publiée par Andi Malasi sur Mardi 29 septembre 2020

Top Channel