Xhelozi? Fjorela zgjedh në takim “të preferuarin” e njërës nga vajzat…

29/09/2020 19:42

Teksa kaloi një takim të dështuar me Klejdin, Fjorela mendon se për javën e ardhshme ka bërë zgjedhjen e duhur për një takim ndryshe.

I përzgjedhuri i saj ishte Fatjon Kuqari, i cili në të kaluarën ka flirtuar me Anën, e kjo u pa edhe në takimin që ato patën bashkë.

Ana nuk u tregua aspak xheloze, por tha se mezi pret takimin mes tyre. Ajo tha se ka besim te Fatjoni dhe mendon se ai do të bëjë Fjorelën të ndihet mirë.

Vetë Fatjoni vendosi të mos thotë asnjë fjalë për këtë përzgjedhje. Ndërsa fansat me siguri janë në pritje për këtë takim mjaft interesant.

Top Channel