Sukses i aktorit durrsak Gjergj Doçi me monodramën ”Rrëfime”, në festivalin Akt-Fest.

29/09/2020 20:37

Aktori i teatrit ”Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Gjergj Doçi më 25 shtator, hapi siparin e festivalit të aktorit Akt-Fest 2020 që u zhvillua në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Ai përcolli me shumë emocion monodramën “Rrëfime” mbi motivet e veprës “Rrno për me tregue” të At Zef Pllumit.

Ky festival (i cili mbyllet sot) zhvillohet në ambjent të hapur duke respektuar rregullat dhe masat antiCovid.

Shfaqjet zhvillohen në një prej haneve më të bukur e më të veçantë të Shkupit të vjetër, në hanin Kurshumli, i ndërtuar në vitin 1500.

Top Channel