Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri ka folur rreth akuzave të Speciales ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai  ka thënë se shqiptarët nuk kanë kryer krime lufte në Kosovë, por krijimi i Speciales në Hagë ka ardhur për shkak të dështimit të sistemit tonë të drejtësisë.

“Ne të gjithë e dimë se jemi të pafajshëm. Dhomat e Specializuara janë krijuar për shkak të dështimit të sistemit tonë të drejtësisë, pasi nuk kemi arritur të mbrojmë dëshmitarët”, është shprehur Haziri.

Ai tha se Gjykata Speciale është instanca e fundit që duhet ta mbyllë kapitullin e luftës.

“Kam thënë se Kosova duhet të pastrohet, lufta duhet të pastrohet pasi që 15 vjet jemi duke u marrë më këtë. Lufta duhet të lahet me drejtësi dhe kjo tash duhet të mbyllet”, ka thënë Haziri.

Top Channel