Manchester City ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit Ruben Dias.

Anglezët do të derdhin në arkat e Benficas plot 62 milionë paundë.

Mbrojtësi portugez ka firmosur një kontratë 6 vjeçare.

Kjo është blerja e tretë e “ Citizens”, pas mbrojtësit Nathan Ake dhe sulmuesit Ferran Torres.

Me këtë blerje të mbrojtësit portugez, trajneri Pep Guardiola ka harxhuar plot 400 milionë paundë që kur ka ardhur në krye të Cityt. Mbetet për të shikuar nëse kjo blerje do ta përforcojë më shumë prapavijën e anglezëve.

Po ashtu “ Citizens” kanë njoftuar edhe ndërprerjen e kontratës me mbrojtësin argjentinas Nikolas Otamendi.

Top Channel