Një kryebashkiak në Rumaninë e Jugut, ka regjistruar një fitore bindëse, pavarësisht se ka humbur jetën nga koronavirusi disa ditë më parë.

Ion Aliman, mori 1057 vota nga gjithsej 1600 votat e hedhura në bashkinë Deveselu, edhe pse ai u nda nga jeta më 17 shtator. Fletëvotimet ishin printuar në kohën kur Aliman u nda nga jeta dhe emri i tij, sipas zyrtarëve, nuk mund të hiqej. Pasi zgjedhjet u mbyllën, mbështetësit iu drejtuan varrit të tij për të festuar fitoren.

“Duam ta urojmë atë”, komentoi një banor nën një foto të postuar në facebook, që tregonte dhjetëra njerëz me qirinj në varrezën lokale.

Sidoqoftë, tani pritet përsëritja e votimit. Deveselu ka pushtuar edhe më herët faqet e gazetave kur një fermer lokal u urdhërua të largonte tufën e bagëtive të tij pasi ato vazhdonin të ndiznin alarmin në një bazë ushtarake amerikane.

 

Top Channel