“Unë nuk kam ardhur këtu të fluturoj me…”/ Debat në “PërPuthen”, Erjoni komenton takimin mes Klejdit dhe Fjorelës

29/09/2020 19:03

Takimi i Klejdit dhe Fjorelës u komentua në studion e “PërPuthen”.

Në një fushë të blertë e me një top, Klejdi tregoi pjesën më të mirë të tij, futbollin. Ai realizoi disa pasa me Fjorelën, e teksa kryente këtë veprim bisedonte me të. Ndërkaq, Erjoni tha se vendi i takimit ishte tepër i bukur, por aq sa pa, nuk kishte një bisedë të mirëfilltë.

Klejdi reagoi duke e etiketuar Erjonin me fjalën “profesor” dhe i tha se ai është një person me këmbë në tokë dhe nuk bën surpriza të shtrenjta, duke nënkuptuar këtu suprizën me limuzinë që Erjoni i bëri Anës. Ndërsa Erjoni tha se për Anën, ia vlen që t’i bësh surprizë një charter.

Erjoni: Vendi shumë i bukur, takimi i bukur, por shpresoj që pjesën e dytë të kishte takim, sepse vetëm futboll pashë këtë pjesë të parë.

Klejdi: Unë ky njeri jam, njeri i thjeshtë. Unë nuk kam ardhur këtu të fluturoj… u kuptua, por nuk kam ardhur këtu të prezantoj limuzina.

Erjoni: Unë të thash mënyra e njohjes me gocën shpresoj ta kesh në pjesën e dytë. Pjesa e limuzinës unë e di kur e bëj dhe ku e bëj. Unë vajzën e bëj për vete dhe di se i bëj unë për vete. Nuk kisha mundësinë të merrja charter-in e x, por për atë vajzë ia vlen. Profesorin duhet shumë thellë për ta kuptuar.

Top Channel