‘Më dridhet mishi kur…”/ Manastirliu për opozitën: Flisni me pozitivitet, mos përdorni fjalën…

29/09/2020 21:53

Ogerta Manastirliu kërkon nga politikanët e opozitës që të flasin me pozitivitet kur ngrenë shqetësimet e tyre lidhur me situatën pandemike në Shqipëri.

Nga studio e OPEN në Top Channel, ministrja tha se i dridhet mishi kur dëgjon politikanët të artikulojnë fjalën katastrofë.

“Më dridhet mishi kur një politikan artikulon fjalën katastrofë. Nëse është shqetësim duhet pozitivitet. Nuk mund të dalësh të thuash se Shqipëria ka vdekshmërinë dhe infektimet më të larta. Nuk mund të thuash kështu. “, tha Manastirliu.

Ministrja foli edhe për testimet tek privati.

“Që prej hapjes atje, me vendim të Komitetit të ekspertëve jo qeverisë, rritja erdhi si nevojë e dokumentacionit që kërkonin qytetarit. Në kurbën ditore raportohen nga privatët rastet pozitive dhe të dyshurat gjithashtu, janë të detyruar t’i raportojnë“, tha ministrja.

Top Channel