Presidenti Trump dhe ish-nënpresidenti Biden përballen në debatin e parë presidencial

30/09/2020 02:59

Presidenti Donald Trump dhe ish-nënpresidenti Joe Biden po zhvillojnë debatin e parë presidencial mes tyre, ndërkohë që mbeten pesë javë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit. Debati po zhvillohet në sallën “Sheila and Eric Samson” në mjediset e universitetit “Case Western” në qytetin Klivland të Ohajos.

Debati drejtohet nga gazetari i kanalit Fox News, Chris Wallace. Këtë radhë, siç ka ndodhur që nga viti 1988, debati po sponsorizohet nga Komisionki i Debateve Presidenciale.

Debati është planifikuar të zhvillohet me segmente 15-minutëshe, që do të përqëndrohen tek gjashtë tema: Gjykata e Lartë; COVID-19; ekonomia amerikane; tensionet racore dhe praktikat e ruajtjes së rendit në SHBA; integriteti i procesit zgjedhor amerikan; e kaluara, politikat dhe praktikat e ndjekura nga secili kandidat.

Top Channel