Spiun aktiv në Poloni, zbulohet James Bondi i vërtetë

30/09/2020 01:50

Janë dashur dekada por më në fund, edhe James Bondit i është hequr maska. Instituti i kujtesës kombëtare në Poloni, ka publikuar në rrjetet sociale dokumentin e identitetit të James Albert Bond, i vërteti, agjenti sekret protagonist i sagës së famshme.

Bëhet fjalë për një diplomat anglez që kishte mbërritur në Varshavë në vitet 60, në mesin e luftës së ftohtë, dhe që për disa vite punoi në vend në fshehtësi. Sipas institutit, James Bondi, mbërriti në Poloni më 18 shkurt të 1964 dhe zyrtarisht iu dha një rol ushtarak në ambasadën britanike. Por shumë shpejt, ai u bë një mbikqyrës i posaçëm i inteligjencës polake.

Dokumentet tregojnë se si ai u infiltrua në objektiva ushtarakë në të paktën dy raste. U largua nga Polonia në 1965. Por çfarë bënte në të vërtetë Bondi në Varshavë? A u përmbush misioni i tij? Apo bëhej fjalë vetëm për një shaka, një tallje me shërbimet sekrete polake, duke patur parasysh se personazhi i Bondit ishte i famshëm në të gjithë botën që nga vitet 50? – lexohet në postimin e publikuar në rrjetet sociale.

“Dijmë se në 1964 dhe 1965, gjendej në Poloni dhe ka udhëtuar pak nëpër vend – ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters drejtoresha e arkivit, Marzena Kruk. “I pëlqenin gratë, ashtu si edhe personazhit kinematografik me të njëjtin emër, por nuk përmendet askund Martini. Madje nga informacionet që kemi, dijmë se i pëlqente birra polake”, thotë ajo.

Top Channel