51-vjeçarja Lynn Montoya, prej vitesh është një trajnere fitnessi në SHBA.

Edhe pse ajo tashmë mund të konsiderohet një grua e moshës së mesme, thotë se ndihet sikur është në të 20-at e saj. Bukuroshja me trupin e tonifikuar, krenohet me rezultatin e arritur.

Madje nuk ngurron që sistematikisht të ndihmojë ndjekësit e saj në rrjete sociale, me ushtrime apo dieta ushqimore, për të arritur edhe ato një rezultat të kënaqshëm me trupin e tyre.

Lynn veçanërisht i pëlqen të ndihmojë gratë e moshës së saj, që të bëhen më të forta. Ajo insiston se rruga është e thjeshtë, e gjithçka që kërkohet është, “trajnimi i forcës dhe ngrënia e produkteve me vlera të larta ushqyese”.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel