Vdekjet e pacientëve në spitalin Shefqet Ndroqi, flet në Open ministrja Manastirliu

29/09/2020 22:10

Në Open në Top Channel ishte e ftuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila foli për situatë e Covid-19 në vendin tonë.

Manastirliu u pyet edhe për hetimin e hapur nga Prokuroria për vdekjet e ndodhura në Spitalin Shefqet Ndroqi. Ministrja u tregua e kujdesshme duke thënë se për këtë çështje dhe të flasin orgaent kompetente.

“Në radhë të parë më lejonin t’i shpreh ngushëllimet familjarëve për viktimat. Për këtë çështje duhet të flasin organet kompetente. Personeli mjekësor i ka kryer të gjitha detyrat.

Por duhet të jemi të kujdesshëm. Është një çështje në hetim dhe për këtë duhet të flasin organet kompetente”- tha Manastirliu.

Top Channel