Votoi në katër zgjedhje amerikane pa pasur të drejtë vote, ICE arreston italianin 72-vjeçar në New Jersey
Skuadrat e urgjencave shëndetësore dhe inxhinierët në Britaninë e Madhe thanë të martën se kishin testuar me sukses kostumin e parë fluturues në botë të mjekëve të ndihmës së shpejtë, që mund të transformojë mënyrën se si jetë shpëtuesit mund të arrijnë në vende të izoluara, ku ka pacientë që kanë nevojë për ndihmë.
Testimi bëri që Richard Browning, themelues i Gravity Industries, që edhe ka shpikur teknologjinë, të fluturonte nga fundi i një lugine, deri në një vend ku supozohej se ishte një i aksidentuar, në 90 sekonda.
Ndërkohë, ekipi i punonjësve të urgjencës, që e bëri rrugën në këmbë, arriti në vendngjarjen e aksidentit të supozuar, në 25 minuta.
“Ne”, tha Browning, “thjesht po hedhim një hap të parë në kuptimin e asaj që është e mundur të arrijmë me teknologjinë tonë”.
Top Channel