Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu përgjigj akuzave të opozitës për numrin e ulët të testimeve. Manastirliu tha në emisionin OPEN në Top Channel se vendi ynë duhet të krahasohet me veten dhe jo me shtetet e huaja, ndërsa foli edhe për testimet te privati.

Sa për opozitën , ata po e përdorin politikisht pandeminë. Kjo nuk e ndihmon situatën, më mirë të kishin bërë një apel për të dëgjuar autoritetet shëndetësore.

Për testimet: Numri i testimeve , nuk është një numër që vendoset nga qeveria, është një nevojë që vjen nga përhapja e virusit, është një strategji që miratohet nga komiteti i ekspertëve.

Të gjitha këto faza janë pjesë të një hetimi më vete.

Fakti që testimet janë rritur, janë rritur prej terrenit, pra gjurmimit , nuk mund të testojmë pa një strategji, pa gjurmuar. Ne kemi një objektiv në procesin e testimeve, nuk ka testim pa qëllim.

Për testimet te privati: Që prej hapjes atje, me vendim të Komitetit të ekspertëve jo qeverisë, rritja erdhi si nevojë e dokumentacionit që kërkonin qytetarit. Në kurbën ditore raportohen nga privatët rastet pozitive dhe të dyshurat gjithashtu, janë të detyruar t’i raportojnë“, tha ministrja.

Top Channel