PërPuthen/ Fjorela dhe Klejdi në takim, fjalët duket se “shteruan”…

29/09/2020 19:12

Disa puntata më parë, Klejdi kërkoi nga produksioni që të realizonte një takim të improvizuar në studio me Fjorelën, për të cilën tha se ka krijuar një pëlqim.

Në atë takim u duk se fjalët shteruan, e faji për këtë iu vendos sikletit të kamerave. Por në takimin që ata realizuan jashtë studios, u pa e njëjta gjë. Në një moment biseda mes Fjorelës dhe Kledit u duk se përfundoi dhe palët nuk kishin më ç’të flisnin.

Klejdi i tha Fjorelës se pas familjes, futbolli për të është pjesa më e rëndësishme. Ndërsa Fjorela i rrëfeu dëshirën e madhe për të qenë pjesë e televizionit. Ndërsa kjo ndrojtje e krijuar në takim, u komentua nga opinionisti Arjan Konomi.

Ai tha se futbollistët kanë pak probleme me të shprehurin, e kjo gjë u pa dhe te Klejdi.

Top Channel