“PërPuthen”/ Sondazhi për djemtë e preferuar, fituesi i suprizon të gjithë…

29/09/2020 18:51

Produksioni i “PërPuthen’ ka realizuar në webiste-n e Top Channel një sondazh në lidhje me djemtë.

Fansat zgjodhën si të preferuarin e tyre Armand Ferhatin. Ndonëse djali nuk ka qenë një nga protagonistët këto javë të para, ai u përshkrua nga vajzat në studio si një njeri tejet karizmatik. I dyti në renditje ishte Andi Shehi. Andi ka realizuar një takim me Tean si edhe pati disa flirte me Shqipen; në rrjetet sociale ai konsiderohet si një nga djemtë më të pëlqyer, kjo renditje për të nuk është aspak e rastësishme.

I treti u rendit Fatjon Kuqari. Fatjoni që në hyrje u shpreh se nuk kishte asnjë konkurrent dhe vendin e tretë e priti me sportivitet. Ai tha se i falënderon fansat për votën e tyre, por prapë se prapë vijon të jetë më i miri. I katërti ishte Mevlan Shaba. Djali nga Kavaja nuk i ka shpëtuar debateve të shumta. Ai u komentua së tepërmi për ftohtësinë e treguar në sjelle në takimin e zhvilluar me Fjorelën, ndërsa një gjë e tillë u tha edhe kur ai doli në takim me Shqipen, të preferuarën e tij në emision.

Megjithatë Mevlani bën pjesë e djemve protagonistë. Ndërsa lista e djemve të preferuar vijoi me Erjon Gecën, Maris Likën, Nikolin Lleshin, Arbër Arucin, Andra Nurajn, Emin Klemendin, Renato Dragotin, Klejdi Jazajn, Graciano Merkon dhe Irgent Collakun.

Top Channel