Nëpërmjet nje deklarate zyrtare Liverpul ka konfirmuar se futbollisti Tiago Alkantara ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për Covid-19.

Spanjolli tashmë është vetë izoluar sipas udhëzimeve të përgatitura nga qeveria.

Në njoftim thuhet se klubi do të vazhdojë të ndjekë të gjitha protokollet që lidhen me Covid-19.

29 vjeçari nuk ishte i grumbulluar në ndeshjen e djeshme ndaj Arsenalit në kampionat, çka lë të nënkuptohet se ka pasur dyshime se është  i infektuar.

Për ish-lojtarit e Bajernin ky është një lajm i keq pasi sapo kishte filluar të fitonte minuta nga Jurgen Klop dhe se tani duhet të presë edhe disa javë për të startuar si titullar.

Gjithashtu Tiago mund të mungojë edhe në ndeshjet e kombëtares spanjolle në ndeshjet e Nations League.

Top Channel