Nudo në skenën e teatrit/ Aktori i dramës Bosh: Ka ardhur koha të jetë normalitet

29/09/2020 19:56

Jon është një i ri në të njëzetat e hershme, që familja e ka mbyllur në psikiatri për shkak të një “dashurie të gabuar”. Nga kjo merr rrjedhë e gjithë narrativa e personazhit që është subjekt i shfaqjes “Bosh” i interpretuar nga aktori Josif Sina. Është komentuar tepër së fundmi, edhe pse ka pasur gjithsej vetëm tre shfaqe, për shkak të skenave të nuditetit.

A ishte ky një karrem për të tërhequr publikun?

Jo. Madje po e sqaroj njëherë e mirë këtë temë. Nuditeti është përdorur vetëm për faktin e thjeshtë, që personazhi është në dhomën e tij, do lahet. Besoj që askush nga ne nuk lahet me rroba. Ka qenë një vepër qe rekte shumë pika të forta dhe dramatike e të paktën të rinjtë që erdhën e gjetën veten në shumë nga ato tema që prekeshin.

Sa kohë t’u desh të futeshe në lëkurën e personazhit?

Procesi ka qenë një dy tre mujor. Shumë i vështirë, por edhe i lehtë, sepse personazhi ishte pak a shumë në moshën time, 24 vjeçare. Dhe kjo ka të vështirën e vet. Sepse nuk është aq e lehtë të jesh në atë rol. Por qe ka qenë në proces shumë i bukur.

Nuk kishit frikë që këto elementë nuditeti do ta eklipsonin pjesën tjetër të rëndësishme të shfaqjes? Më kujtohet Equus, para katër vitesh..

Ka ardhur koha që edhe në artin shqiptar ashtu si në perëndim, nuditeti të shihet si diçka normale. Të gjithë e kemi parë verën nudo. Partnerin apo partneren.

Top Channel