Pasi mori fatmirësisht rezultate që dëshironte nga tamponët testues për koronavirus që nxorrën ekipin të pastër dhe është gati për betejën që vlen vërtet, Tirana kompletoi edhe stërvitjen e fundit në tokë shqiptare, para se të zbarkojë këtë të mërkurë në Bernë.

Në ndeshjen më të rëndësishme të vitit, që mund ti sjellë grupet e Europa ligës, skuadra kampione e Superiores do të provojë të luajë kundër fatit dhe parashikimeve që e vendosin jo favorite.

Sipas bardhebluve, ekipi është i plotë dhe në formë për ndeshjen e Play-off kundër Young Boys, që luhet mbrëmjen e 1 Tetorit. Por merkatoja e bërë, largimet dhe kushtëzimi i lojtarëve që priteshin për shkak të pandemisë, imponon ndryshime.

Këto do të nisin që nga porta me talentin Visar Bekaj që pritet të aktivizohet titullar ndaj helvetikëve të enjten, në vend të Ilion Likës. Torassa, Cale dhe Cobinah do të mbështesin sulmin së bashku me Bathën ndërsa në sulm veç Muçit, blerja e re Desraku është një mister dhe mund ta nisë nga stoli në stadiumin “Vankdoerf ” të Bernës.

Top Channel