E mërkurë, 20 Maj 2020
23:01
Edhe Milani në garë për Jeremie Boga!

Është edhe Milani në listën e skuadrave pretendente që duan të firmosin me sulmuesin anësor të Sassuolos Jeremie Boga. Ky i fundit është një zbulim i skuadrës nga Reggio Emilia.

23:01
Ceferin optimist: Tifozët kthehen shpejt në stadiume, futbollin nuk e ndali lufta dhe jo më koronavirusi!

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin është optimist jo vetëm për rifillimin e këtij sezoni futbollistik në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, por edhe për rikthimin e tifozëve në stadiume në një kohë rekord dhe jo në fillim të vitit të ardhshëm siç është menduar fillimisht. Ceferin në deklaratën e tij theksoi se futbollin nuk e ndali lufta e jo më koronavirusi, për të cilin slloveni thotë se tashmë njihet më mirë dhe se futbolli mund të ndryshojë disa nga rregullat për t’iu përshtatur.

23:00
Tare bind Inzaghin, trajneri rinovon deri në 2023-in me Lazion!

Lazio dhe Simone Inzaghi do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre deri në vitin 2023. Mungojnë vetëm firmat për zyrtarizimin e kontratës së re të trajnerit me klubin bardhekaltër.

22:59
Roberto Martinez rinovon me Belgjikën deri në Katar 2022!

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka rinovuar zyrtarisht kontratën e tij me Federatën Belge të Futbollit deri në përfundim të Botërorit Katar 2022. Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata që bën me dije se kombëtarja e “Djajëve të Kuq” do të drejtohet nga Roberto Martinez edhe dy kompeticionet madhore Euro 2020 dhe Katar 2022 që do të zhvillohen gjatë dy viteve të ardhshme.

22:59
Kërkohet nga disa skuadra të mëdha, Cellino i vë çmimin mesfushorit italian

Interi, Juventusi, Paris Saint Germain dhe Barcelona janë vënë në lëvizje për të nënshkruar me talentin italian të Brescias, Sandro Tonali, ndërsa sipas mediave italiane, janë pikërisht zikaltrit nga Milano ata që kanë avancuar më shumë në negociata.

22:58
Kampionati italian hedh një tjetër hap drejt rifillimit, javën e ardhshme nisin stërvitjet në grup

Kampionati Italian ka hedhur një tjetër hap drejt rifillimit të Serisë A. 28 maji është zyrtarisht data që skuadrat mund të stërviten ne grup, pas miratimit që morën nga Komiteti Teknik, por nën masa te larta sigurie.

22:58
Fate të “kryqëzuara”, Arthur dhe Pjanic kanë në dorë të ardhmen e njëri-tjetrit

Arthur dhe Miralem Pjanic kanë në dorë të ardhmen e njëri-tjetrit. Orët e fundit kanë qarkulluar zëra për një kalim të brazilianit në radhët e bardhezinjve dhe të boshnjakut tek Barcelona, teksa Juventus do të përfshijë edhe Mattia De Sciglio në këtë tratativë.

22:57
Talenti shqiptar bind Ipswichin, rinovon kontratën për 3 sezonet e ardhshme

Ashtu siç konfirmoi pak ditë më parë në një lidhje direkte me emisionin “FanZone” në Supersport, futbollisti i talentuar shqiptar Armando Dobra ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e tij Ipswich Town.

22:57
Rossi: Ky sezon do të jetë “gjysmak”, por më mirë sesa të rrimë në shtëpi

Valentino Rossi deklaron se kampionati i sivjetshëm në Moto GP do të jetë sa i veçantë, po aq edhe i ndryshëm krahasuar me botërorët e sezoneve të kaluar në klasin mbretëror, megjithatë për 7 herë kampionin e botës në cilindratën më të lakmuar të motoçiklizmit, një zgjidhje e tillë është shumë më e mirë se sa alternativa tjetër për të ndenjur në shtëpi, apo për të qëndruar një vit pa garuar.

22:57
Neuer “besnik” ndaj Bayernit, rinovon kontratën edhe për 3 sezone

I është bashkuar Bayernit të Mynihut plot 9 vite më parë, kur kishte vetëm 25 vite mbi supe, por duket se Manuel Neuer do ta mbyllë karrierën e tij si futbollist, pikërisht te skuadra bavareze, ku ka fituar shumë ndër vite.

22:56
Martini: Ndërprerja ka ndikuar shumë psikologjikisht, duam vendin e dytë

Topi ka rinisur të rrotullohet në Shqipëri dhe ky është një motiv i madh për të buzëqeshur. Kjo është gjendja shpirtërore e trajnerit të Teutës Edi Martini dhe në fakt nuk ke se si të mos e pranosh që rinisja e stërvitjeve ka rikthyer edhe entuziazmin tek skuadrat.

22:56
Sane refuzon ofertën e Liverpoolit, do vetëm Bayernin e Mynihut

Leroy Sane i mbyll derën Liverpoolit, duke deklaruar se nuk është i interesuar për një kalim të mundshëm te klubi nga Merseyside. 24-vjeçari gjerman nuk është aktivizuar fare gjatë këtij edicioni të Premier League-s për shkak të dëmtimeve dhe problemeve të shumta fizike. Futbollisti me tipare sulmuese që numëron 21 takime me fanellën e “mannschaft”-it, konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të talentuar në radhët e Manchester City-t, megjithatë gjërat kanë ndryshuar dhe ndoshta edhe marrëdhëniet me trajnerin Pep Guardiola nuk janë më njësoj.

22:56
Zyrtare, sulmuesi francez zgjat edhe një vit kontratën me Chelsea-n

Tani është zyrtare. Olivier Giroud do të qëndroje te Chelsea edhe sezonin e ardhshëm. Pasi emri i tij u lidh me skuadra të tilla si Inter dhe Lazio gjatë merkatos së janarit, francezi vendosi të zgjaste marrëveshjen me blutë e Londrës.

22:55
Reagon Bylisi: Ja e vërteta me Vicente de Paula

Klubi i Bylisit ka reaguar në lidhje me deklaratën e dhënë nga lojtari brazilian, Visente de Paula Mercedes. Sipas ballshiotëve, që japin edhe fakte, në një reagim zyrtar që ka dhënë klubi, deklarata e brazilianit është e pavërtetë. Ja reagimi i FK BYLIS:

22:54
Zyrtare, legjenda e Athletic Bilbaos i jep fund futbollit

Aritz Aduriz ka njoftuar se po largohet nga futbolli për shkak të problemeve në rrëzë të kofshës. 39-vjeçari, i cili i jep fund marrëdhënies së tij kontraktuale me Athletic Bilbaon në 30 qershor, tregoi disa muaj më parë qëllimin e tij për të varur këpucët në gozhdë, por ajo deklaratë erdhi para se garat të pezulloheshin përkohësisht për shkaku të Koronavirusit. Sidoqoftë, sot, lamtumira është përfundimtare.

22:54
Jurgen Klopp për rikthimin: Ishte si dita e parë e shkollës

“Kthimi në stërvitje ishte si nxënësit në ditën e parë të shkollës. Isha aq i etur sa 46 vjet më parë. Në fakt, u zgjova më herët se zakonisht, vesha uniformën dhe shkova në terren. Ishte bukur. Unë isha i lumtur që pashë përsëri lojtarët: të gjithë ishin në humor të mirë dhe të aftë.”

22:54
Federata Italiane shtyn sezonin deri në fund të gushtit

Ndalen përfundimisht në Itali kampionatet e diletantëve, ndërsa ndërsa ato të Serisë A, B dhe C duhet të luhen deri në fund. Ky është vendimi i fundit i këshillit të federal të FIGC, që zhvilloi mbledhjen e radhës.

22:53
Zbulohet futbollisti i Gjilanit me COVID-19: Nuk kam asnjë shqetësim

Futbollisti i Dritës së Gjilanit, i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 është Izair Emini, një emër i njohur edhe për opinionin futbollistik në Shqipëri, pasi ka luajtur me Kukësin në Superiore. Në një prononcim për mediet në Kosovë, Emini e pranon faktin se ka rezultuar pozitiv, por thekson se nuk ka simptoma dhe nuk ka ndier asnjë shqetësim.

22:52
Pipero në “FanZone”: Futbolli të nisë në qershor, të zbatohen protokollet

Brenda dy muajve është bërë më i famshëm se nje “rock-star”, i pranishëm në shtëpinë e thuajse çdo shqiptari përmes ekranit. Megjithatë, karriera e tij nuk është ajo e një meteori të muzikës, është ndërtuar ndër dekada, e tani, me koronaviorusin, thjesht sa është vënë në dukje.

22:51
Hadërgjonaj i kënaqur me karrierën: Kasimpasa me ambicie, s’e përjashtoj kthimin te …

Pas pararojës “Gjermani”, futbolli pret të rikthehet me ndeshjet zyrtare kudo në Europë dhe optimizmin për pjesën e Turqisë e përcjell Florent  Hadërgjonaj. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës u transferua në janar te Kasimpasa,  hapi i radhës së një karriere që, pavarësisht moshës së re, e ka parë të luajë që nga Young Boys në Zvicër, e deri te Ingolstadt apo Huddersfield në Angli, karrierë për të cilën është pa dyshim krenar.

22:46
Vodhën në një dyqan të maskuar me shalqinj në kokë, arrestohet 20-vjeçari

Dy të rinj, të maskuar me “lëkura shalqinjsh”, janë kapur nga kamerat e sigurisë, duke vjedhur në një dyqan, në Virxhina të SHBA-ve.

22:44
FOTO/ Gjithçka çfarë ka ndodhur në këtë pandemi

Padyshim që pandemia e koronavirusit do të përfundojë një ditë. Por ajo që do të mbetet pas, janë mijëra kujtime, vdekje, izolim, por edhe momente të lumtura e të paharrueshme.

22:40
Cikloni Amphan “shtrin kthetrat”/ Të paktën 12 të vdekur, mijëra shtëpi të shkatërruara

Cikloni Amphan, ka përfshirë Indinë dhe Bagladeshin, ku si pasojë 12 persona kanë humbur jetën. Sipas mediave të huaja, të gjitha vdekjet e raportuara janë në rajonin Bengal, e cila shtrihet në pjesën lindore të Indisë. Autoritetet njoftuan se në mesin e viktimave, është dhe një vajzë në rajonin Howrah, e cila mbeti e bllokuar në rrënojat e banesës ku jetonte.

22:36
“Dashuri e rrezikshme”/ Postoi foto në rrjete sociale duke puthur të dashurën, arrestohet “atleti ninxha”

Një “atlet ninxha” nga Irani, është arrestuar për kryerjen e veprimeve “vulgare”, pasi postoi në rrjete sociale, foto, duke u puthur me një vajzë, mbi çatitë e Teheranit (kryeqyteti i Iranit).

22:34
Dita e dasmës i kthehet në “tmerr”, nusja shokohet nga ajo që mëson për të ëmën

Një nuse 33-vjeçare në Australi, ka rrëfyer për ndjekësit e saj në rrjete sociale, ngjarjen e pabesueshme që i ka ndodhur ditën e dasmës. Jane Lu, drejtoreshë e përgjithshme e një kompanie mode në Australi, zbuloi teksa po fliste me ndjekësit e saj në “Tik Tok”,  se e ëma kishte veshur ditën e saj të dasmës, një fustan nusërie, që për hir të së vërtetës, ishte më i bukur se fustani i saj.

22:24
‘T’ju vijë turp, je pjesmarrës në krim’- plas debati në Open mes dy aktorëve

Sonte në Open në Top Channel po flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas.

22:20
Arjan Çani tregon në Open: Ja kush janë 3 arsyet që Edi Rama shembi Teatrin Kombëtar

Sonte në Open në Top Channel po flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas. Gazetari i njohur Arjan Çani tha në Open se i vetmi që deshi të shembte teatrin është Edi Rama.

22:17
“Eni mbyllja gojën Imamit, nuk flas dot kështu”/ Arjan Çani: Nuk dua të zihem me ty

Në momentin që Çani po fliste, Imami e ndërpreu dhe kjo gjë nuk u prit mirë nga ana e gazetarit, i kërkoi gazetares Eni Vasili të pushonte Imamin.

22:12
Kurti: “Trepça” do të jetë pjesë e pakos së rimëkëmbjes ekonomike

Kombinati metalurgjik “Trepça” do të jetë pjesë e pakos së dytë fiskale të rimëkëmbjes ekonomike, ka thënë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite që ka zhvilluar të mërkurën në këtë kombinat.

22:06
Bora Zemani “ngre temperaturat” në Instagram (FOTO)

Bora Zemani është një nga moderatoret më të bukura shqiptare.

22:03
Arrestohet mësuesja 38 vjeçare që fjeti me nxënësin që strehonte në shtëpi

Një mësuese është arrestuar për krime seksuale, teksa kishte bërë seks me një ish-nxënës të saj që kishte strehuar përkohësisht në shtëpi. Bashkëshorti i saj raportohet se kishte regjistruar skenën mes të dyve.

21:59
I kanë kërkuar presidentit që të shpërndajë parlamentin, ja si përgjigjet Budina

Në emisionin e Open ishte i ftuar Edmond Budina i cili ka folur në lidhje me kërkesën që i kanë bërë presidentit për të shpërndarë parlamentin.

21:53
Veliaj nxjerr pamjet: Hidhini një sy projekteve të arkitektit Ingels, teksa ne humbëm 3 vjet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar

Bjarke Ingels, projektuesi i Teatrit të ri Kombëtar është shpallur nga “Time Magazinë” si një nga 100 njerëzit më influencues në botë. Emri i tij mban firmën e disa prej projekteve më mbresëlënëse arkitekturore në Europë, por edhe me gjerë përtej oqeanit, në SHBA, si dhe në Australi, Kinë dhe Singapor.

21:47
Vrau vajzën 7 vjeçe në Britani, ndaj shqiptares ngrihet zyrtarisht akuza/ Prindërit: Ishte drita e syve tanë!

Ndaj 30-vjeçares që i mori jetën me një goditje në qafë një vajzë 7 vjeçe në Angli, është ngritur zyrtarisht aktakuza për vrasje dhe do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim përpara se të dalë përpara gjykatës të martën.

21:42
Aktori i Hollywood vret veten pasi qëlloi mbi nënën e fëmijës së tij, disa ditë pas lirimit nga burgu

Aktori 29 vjeçar i Hollywood, Hagen Mills ka vdekur pas një tentative për vrasje-vetëvrasje në shtëpinë e partneres së tij në Kentucky, SHBA.

21:42
​Spanja vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme deri më 7 qershor

Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez mori mbështetjen parlamentare për një zgjatje të pestë të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, por përsëri nga një shumicë e ngushtë edhe pas një debati të ndezur, duke treguar një ndarje të thellë politike në vend.

21:39
Tërhiqet Johnson & Johnson/ Nuk do të shesë më pudrën talk në SHBA e Kanada, por nëpër botë po!

Kompania me bazë në Shtetet e Bashkuara Johnson & Johnson, deklaroi se nuk do të shesë më në SHBA dhe Kanada pudrën e saj ikonë për foshnja me bazë talku kur të mbarojnë furnizimet aktuale, pavarësisht pse beson që ky produkt është i sigurt.

21:34
118 punonjës humbasin pagën e luftës, ekonomisti aplikon jashtë afateve

 Fiks Fare trajtoi problematikën e ngritur nga 118 punonjës të fasonerisë Lorenco Shpk, Korçë. Ata kanë humbur të drejtën e pagës së luftës, pasi ekonomisti i subjektit ka aplikuar 4 ditë me vonesë. Afati i fundit sipas VKM-së ishte data 10 prill, dhe aplikimi nga ana e tij është bërë me 14 Prill, ndërkohë që shkëputjen e punëtorëve nga puna dhe sigurimet e kishte bërë me datë 10. Kryeministri në media ka deklaruar që do të shqyrtohen edhe këto raste por nuk ka akoma një vendim të shkruar.

21:31
Budina: Edhe politikanët janë qytetar, janë të mirëpritur të gjithë për mbështetje

Në emisionin e Open ishte i ftuar Edmond Budina i cili ka folur në lidhje me mbështetjen që opozita po i jep kauzës së tyre.

21:28
Pasojat e Covid-19/ Bien emetimet e dioksidit të karbonit

Politikat qeveritare në mbarë botën për mbylljen e aktivitetit ekonomik gjatë pandemisë së Covid-19, kanë bërë që niveli I emetimeve të dioksidit të karbonit të shënojë një rënie prej 17%, ndërkohë që në disa vende, ajo ka arritur edhe në nivelin e 26%.

21:21
Modeli suedez nuk funksionon? Shkalla më e lartë e vdekshmërisë në Evropë!

Suedia ka rregjistruar mesatarisht 6,25 vdekje në ditë për një milionë vetë për shkak të koronavirusit gjatë javës së fundit.

21:16
Pa festë për mbrëmjen e maturës! Veshjet e gjimnazistëve kanë mbetur vetëm në foto për shkak të pandemisë

Maturantët nuk do të mund të festojnë bashkë kalimin nga një cikël i jetës në tjetrin.

21:15
​Haradinaj shtron iftar për BIK-un

Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka shtruar iftar për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij.

21:14
OKB, Rusia e Vatikani dënojnë planin unilateral të Izraelit për aneksimin

Refuzimi ndërkombëtar për aneksimin nga Izraeli të disa pjesëve të Bregut Perëndimor fitoi më shumë vrull sot pasi OKB, Rusia e Vatikani shprehën kundërshtime të forta për planin që mund të nisë të zbatohet në verë.

20:58
​14 raste të reja me COVID-19, totali në Kosovë kalon mbi 1 mijë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 14 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 208 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

20:49
Kroacia nuk pyet për koronavirusin! Shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Frika e koronavirusit nuk e ndaloi presidentin kroat, Zoran Millanoviq të shpallte zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 5 korrik.

20:44
Ekspertët: Kolonizatorët njerëzorë të Marsit do të duhet të ndryshojnë ADN-në

NASA po përgatitet për nisjen e misioneve me njerëz drejt Marsit rreth vitit 2030 por ka nevojë për një mënyrë për të mbrojtur astronautët e saj nga niveli i lartë i radiacionit dhe efektet e mikrogravitetit.

20:42
Itali/ Vetëm 665 raste të reja në 24 orët e fundit me Koronavirus

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 32330, që do të thotë janë 161 viktima në 24 orët e fundit.

20:42
Rregulla të reja në aeroporte/ Kujdes! Tani duhet më shumë kohë

Pasagjerët duhet të planifikojnë më tepër kohë për të shkuar në aeroport në të ardhmen, sepse atje do t`i presin procedura të zgjeruara kontrolli.

20:37
​Zogu i zhdukur shfaqet pas 136 mijë vjetësh

Zogu aldabra, gjeli me pendë të bardha, mendohej të ishte zhdukur 136,000 vjet më parë.  Megjithatë, ai u vu re kohët e fundit dhe i la shkencëtarët të tronditur, transmeton KosovaPress.

20:32
DOKUMENTET/ Debati ne 1954 midis “babait” të trashëgimisë Gani Strazimirit dhe krerëve komunistë për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar te godina e Kuvendit Popullor

Kërkesa për ndërtimin e një “shtëpie” të re për aktorët e Teatrit Kombëtar daton që në vitin 1954, kur është bërë edhe një debat i madh midis “babait” të trashëgimisë kulturore shqiptare, Gani Strazimiri dhe krerëve komunistë, që nga Josif Pashko, Spiro Koleka e deri te kryeministri Mehmet Shehu. Për shkak të materialeve të dobëta me të cilat ishte ndërtuar kjo godinë, e cila në kohën e pushtimit italian kishte shërbyer si një ndërtesë “dopolavoro” për argëtimin e ushtarëve italianë, me jetëgjatësi jo më shumë se 15 vjet, udhëheqja e asaj kohe kërkonte të gjente patjetër një godinë të re teatri, e cila do të ishte e përshtatshme për shfaqje.

20:29
Itali, porosisin kafe/ Paguajnë 100 euro në shenjë solidariteti

Dy miq në Caserta të Italisë porositën kafe dhe paguan për të nga 50 euro secili.

20:23
Sherri për dashurinë, Albatrosi: Në Tiranë bëhet nami, femrat duan të vështirët!

Albatros Rexhaj ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku mbajti qendrimin e tij rreth dashurisë dhe kontributit të dy palëve në çift.

20:12
Sfidat e mësimit online/ Mënyrat më të thjeshta dhe argëtuese për të mësuar nxënësit nga shtëpia

Në Durrës, Edlira Katroshin e njohin si një nga mësueset më të mira të arsimit fillor, po në periudhën e pandemisë dhe ajo u përball me risinë dhe sfidën e mësimit online.

20:04
17 vjeçari që urren gratë vret me thikë një grua, qëllon një tjetër në sallonin e masazhit

Një adoleshent që vrau me thikë një grua dhe plagosi një tjetër në një sallon masazhi erotik, është përshkruar nga policia si urryes i femrave pasi refuzohej prej tyre.

20:02
Semani bëhet gati për plazh/ Pronarët e lokaleve përgatiten për nisjen e sezonit

Kur ende nuk ka një datë të përcaktuar për çeljen e sezonit turistik, pronarët e lokaleve në Seman dhe Darëzezë të Fierit, kanë filluar përgatitjet për pritjen e turistëve.

19:51
COVID-19/ Qëndroi gjashtë javë në intubim, ja ndryshimi drastik që pësoi infermieri

Duke qenë se janë në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19, mjekët dhe infermierët janë më të rrezikuarit për t’u infektuar me virusin. Një infermier në SHBA,  i cili kaloi gjashtë javë në ventilator, për shkak të koronavirusit, ka publikuar foton, ku shihet se ka rënë shumë në peshë. Infermieri Mike Schultz, nga Massaachuttes i SHBA-ve, më në fund mposhti sëmundjen dhe ndodhet në shtëpi, pasi kaloi plot 57 ditë duke luftuar me koronavirusin.

19:49
Budina: Nesër në 11:00 tek prokuroria

Protesta e artisve për ditën e sotme ka përfunduar dhe nesër nuk është njoftuar për një të tillë.

19:41
Teatri/ “Ti Shqipëri më jep nder…” Aktori Mehdi Malkaj emocionon protestuesit

Gjatë fjalës së tij në protestën e Teatrit Kombëtar, aktori Mehdi Malkaj ka emocionuar protestuesit me disa vargje të njohura të Naim Frashërit, nga “Ti Shqipëri më jep nder”.

19:40
Besa Kokëdhima firmos peticionin për rindërtimin e teatrit siç ishte

Në protestës e zhvilluar ditën e sotme nga Aleanca për Teatrin e cila zgjati rreth dy orë, ka qenë e pranishme edhe këngëtarja Besa Kokëdhima.

19:26
“U bën mirë për shëndetin”/ 25 vjeçarja ushqen më qumësht gjiri djalin 5 vjeçar

Është normale, që një nënë të ushqej fëmijën e porsalindur, deri në një moshë të caktuar me qumësht gjiri. Mirëpo, një nënë nga SHBA e ka “thyer” këtë rregull dhe ende vijon t’i ushqejë me qumësht gjiri, dy fëmijët e saj pesë dhe dy vjeç, me pretendimin se kjo gjë i bën mjaft të shëndetshëm. Laura Smith, 25 vjeçe, nga Michigan i SHBA-ve, ushqen me gji djemtë e saj,  Joel pesë vjeç dhe Bennet dy vjeç dhe këtë thotë se e bën tre herë në ditë. Ajo rrëfen se nga kjo gjë, fëmijët e saj kurrë nuk janë sëmurë, apo të kenë shkuar tek mjeku.

19:22
Rama: Kush është gjobitur nga Greqia, do jua paguajmë ne

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me lajmet se shumë shqiptarë janë gjobitur nga Greqi për tejkalim të afatit 90 ditor.

19:22
Siberia kalon nga dimri i acartë në verë përvëluese, temperatura deri në 41 gradë celcius

Rajoni perëndimor i Siberisë është duke u pjekur në një valë të rëndë të nxehti, teksa banorët thonë se moti ka harruar pranverën duke kaluar nga dimri i acart në verën përcëlluese.

19:18
Nuk janë takuar asnjëherë/ Miqësia përmes Instagramit e dy blogereve të njohura

Rrjetet sociale të ofrojnë mundësinë që të komunikosh me njerëz nga çdo cep i botës. Sidomos këtë periudhë në karantinë, miqësitë online duket se janë shtuar, e tillë ka qenë miqësia e dy blogereve, Marina Isufi dhe Anxhela Akolli. Dy vajzat, ishin të ftuara në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfyen gjithçka në lidhje me “miqësinë e tyre virtuale”.

19:13
Horoskopi/ Cili është shpirti yt binjak?

Yjet kanë bindjen se secila shenjë e horoskopit arrin përputhshmërinë maksimale në një romancë me një tjetër shenjë specifike.

19:13
“Çfarë nuk do të dëshiroje, të shikonte djali kur të rritej?”/ Ja si përgjigjet reperja e njohur Gjira

Reperja nga Kosova Argjiro Kajtazi, e njohur ndryshe si Gjira, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Reperja, ka qëndruar 5 vite larg vëmendjes së medias. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur disa ndryshime në jetën e saj, është martuar, si edhe para një viti ka sjellë në jetë djalin e saj, Maël. Ndërkaq, Gjira rrëfeu përjetimet ku festoi ditëlindjen e parë të djalit. Zbuloi të gjithë paragjykimet që ka ndeshur gjatë karrierës si këngëtare dhe arsyen se përse nuk ka realizuar më videoklipe.

18:53
Neritan Liçaj falenderon Bashën

Aktori Neritan Liçaj ka falenderuar kreun e opozitës, Lulzim Basha për mbështetjen e protestës së artistëve në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

18:50
Auron Tare flet pa doreza. Për teatrin do protestoja dhe unë, por prezenca e opozitës komprometon pjesëmarrjen

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar anëtari i këshillit shkencor të UNESCO-s, Auron Tare. Gjatë fjalës së tij, Tare tha se do të dëshironte që të merrte pjesë në protestë, por pjesëmarrja e opozitës në të, ka bërë që ai të hezitojë.

18:49
Koronavirusi/ Si është situata në Itali dhe Spanjë

Italia konfirmoi 161 vdekje të reja të ndërlidhura me COVID-19, duke e çuar këtu numrin e viktimave në 32.330.

18:45
Rusia një hap më pranë ushtrisë autonome me testimet e pilotëve robotë

Krerët e ushtrisë ruse kanë dislokuar pilotë robotë në fluturimet e testimit të avionëve të tyre të fundit.

18:34
Monika Kryemadhi i bashkohet protestës  së artistëve, në bluzën e saj…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe kishte vendosur që të vishte një bluzë që flet shumë.

18:23
“Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”/ Shembja e Teatrit Kombëtar, protestë edhe në Shkodër

Pas aktorëve profesionistë kanë protestuar edhe të rinjtë e teatrit Migjeni në Shkodër, sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar.

18:23
Dilemës i erdhi fundi! Ish-e dashura e Malumës konfirmon lidhjen me Neymar (FOTO)

Dilemës së fansave të Malumës, dhe tifozëve të Neymar Jr, i erdhi fundi!

18:19
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në protestë/ Rama pret në zyrë Yuri Kim, Sorekën dhe ambasadorin gjerman

Teksa në sheshin pranë ministrisë së Brendshme po zhvillohet protesta e radhës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, pak më tej në zyrën e Ramës ndodhet momentalisht ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca si dhe ambasadori gjerman.

18:16
Parlamenti i djathtë i Hungarisë ndalon ndryshimin zyrtar të gjinisë

Parlamenti i Hungarisë ka ndaluar sot ndryshimin formal të gjinisë së njerëzve, një lëvizje që ka sjellë panik te komuniteti trans-gjinor dhe mund të shtojë diskriminimin ndaj tyre.

18:04
Shembja e Teatrit Kombëtar/ Reagime në Durrës, protestuesit mblidhen para teatrit “Aleksandër Moisiu”

Shembja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar reagim edhe në Durrës, ku një grup të rinjsh janë solidarizuar me kauzën për mbrojtjen e teatrit, si pjesë e historisë së artit dhe kulturës shqiptare që u takon të gjithëve. 

17:56
Fillon protesta e artistëve, peticion për rindërtimin e teatrit. Policia me maska kundragaz

Ka filluar protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në sheshin tek ministria e Brendshme, e cila është edhe shumë pranë ish teatrit Kombëtar që u prish para pak ditësh.

17:43
​Albin Kurti: Tek unë nuk funksionojnë kërcënimet

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur për kërcënimet ndaj tij, duke thënë se kërcënuesit nuk e kanë pasur me të, por me Gjykatën Kushtetuese.

17:42
Gjueti virusi! Mbretëria e Bashkuar, plan për gjurmimin e të infektuarve potencialë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se më 1 qershor do të hyjë në fuqi një program i gjurmimit të kontakteve të personave që kanë dalë pozitiv në testin e COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

17:40
​Zvicra ngrin paditë e pasagjerëve kundër agjencive të udhëtimit

Qeveria zvicerane ka urdhëruar që të gjitha proceset gjyqësore që lidhen me rimbursimin e shpenzimeve të agjencisë së udhëtimit për klientët, udhëtimet e të cilëve u anuluan për shkak të virusit korona, të ngrihen deri në fund të shtatorit.

17:40
Ferizaj zhvillon stërvitjen e parë pas pandemisë

Skuadrat kosovare ka dy ditë që i janë rikthyer stërvitjeve në grup, të cilat iu kanë munguar në dy muajt e fundit, si shkak i përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.

17:39
​Lushtaku kërkon pezullimin e dënimeve për qytetarët që shkelën masat gjatë COVID-19

Në Komisionin Parlamentar për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media sot kanë raportuar përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës për gjendjen e pandemisë Covid-19 në komunat e Kosovës.

17:37
​Vaksina antiCOVID-19 prodhon antitrupa në minj dhe derra

Kompania e imunoterapisë amerikane Inovio Pharmaceuticals deklaroi sot se vaksina e tyre eksperimentale ndaj koronavirusit është treguar që prodhon antitrupa mbrojtës dhe forcon aktivizimin e sistemit imunitar në minj dhe derra.

17:35
​Lojtari i Dritës rezulton pozitiv në testim për Covid-19

Koronavirusi tashmë ka prekur edhe futbollistin e skuadrës së Dritës.

17:34
Mbi 300 mijë të prekur nga COVID-19/ Situata aktuale në Rusi

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka kaluar shifrën 300 mijë, njoftuan sot autoritetet e vendit.

17:33
Mbeti shtatzënë me 13 vjeçarin për të cilin kujdesej, dënohet me 30 muaj burgim gruaja e martuar

Një ‘babysitter’ e martuar që lindi fëmijën e 13-vjeçarit për të cilin kujdesej, u dënua me 30 muaj burgim pasi sipas gjyqtarit nuk tregoi asnjë shenjë pendese.

17:25
FOTO/ “Çmenden Britanikët”, harrojnë koronavirusin e dynden plazheve

 Temperaturat e larta, kanë bërë që britanikët të thyejnë karantinën dhe të dynden drejt plazheve. Temperaturat janë llogaritur mesatarisht 28 gradë Celsius, ndërsa nesër, meteorologët kanë parashikuar reshje shiu në Britaninë e Madhe. Këto të dhëna, kanë detyruar qytetarët të mbipopullojnë plazhet e qyteteve këtë mesjavë.

17:15
Askush nuk mund t’i zgjidhë! 10 misteret më të errëta në histori

Përgjatë historisë, njerëzimi ka qenë në përpjekje të vazhdueshme për të zgjidhur misteret që e rrethojnë planetin tonë.

17:15
FOTO/ Reshjet e dendura, shpërthejnë dy diga

Reshje të dendura shiu kanë rënë në Michigan të SHBA-ve, ku si pasojë dy diga kanë shpërthyer, duke detyruar rreth 10,000 mijë banorë të evakuohen.

16:59
Incident me makinë, Aurela Gaçe e merr me sportivitet (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur e publikut Aurela Gaçe është përfshirë dje në një incident të vogël me makinë që e ka marrë me shumë humor dhe sportivitet.

16:56
Nëna e fëmijëve të përdhunuesit, e tmerruar nga lirimi i tij i mundshëm

Një grua që ishte marrë peng kur ishte adoleshente dhe është mbajtur si skllave seksi në një bunker nga një përdhunues, thotë se jeton me frikë se sulmuesi i saj do të dalë së shpejti i lirë në qytet.

16:52
Kosovë/ Vitia: Kërkoj nga besimtarët mirëkuptimin, por xhamitë nuk bën të hapen

Mos hapja e xhamive ka ngjallur reagime të ndryshme në Kosovë. Bashkësia Islame e Kosovës në një konferencë për media ditën e djeshme bëri me dije se në bazë të rekomandimeve shëndetësore ende nuk janë plotësuar kushtet për hapjen e xhamive.

16:50
Po, janë të vërteta! 10 vende spektakolare të planetit Tokë

Fantastike- kështu mund t’i cilësojmë këto vende të çuditshme e përrallore, të cilat nuk i keni menduar kurrë se mund të ekzistojnë vërtet.

16:41
Covid-19/ Rritet bilanci tragjik në SHBA, shkon në 93,594 viktima

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 93.594, prej të cilëve 1.530 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

16:35
Policët mbi 55 vjeç, 700 orë punë të detyrueshme pa pagesë/ Sindikata i drejtohet Avokatit të Popullit

Sindikata e punonjësve të Policisë së Shtetit ka dërguar tek Avokati i Popullit një kërkesë për shqyrtim ankese në lidhje me ligjin që policët mbi 55 vjeç do të dalin në pension në parakohshëm dhe do të jenë të detyruar për të bërë 700 orë punë pa pagesë.

16:27
Ilir Meta thërret në takim Bashën dhe aleatët e opozitës/ Detajet

Ditën e nesërme (e enjte, 21 maj), presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur opozitën jashtëparlamentare në një takim.

16:20
Mijëra të evakuar pas shembjes së dy digave në Michigan

Rreth 10,000 rezidentë janë evakuar nga shteti amerikan i Michigan pas shembjes së dy digave, pas disa ditë shirash të pandalur.

16:13
Mbeti pa punë nga pandemia, aktorja shet rroba online për të fituar para

Lucy Fallon duket se nuk ka ndërmend të humbasë kohë kot. Që në momentin që mbeti pa punë nga anulimet e xhirimeve të filmave për shkak të pandemisë, ajo ka gjetur një tjetër mënyrë për të bërë para.

15:57
Nën murin e Jeruzalemit, kërkuesit zbulojnë dhoma antike … (FOTOT)

Kërkuesit izraelitë, zbuluan të martën një dhomë misterioze të nëndheshme me një funksion të panjohur, të gërmuar nën shkëmbin afër tempullit të dytë hebre që besohet se është ndërtuar dy mijë vjecarë më parë.

15:53
Klodiana Shala: Messi dhe Usain Bolt janë të mirë, Ronaldo është…

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte e ftuar ish-atletja Klodiana Shala.