Fillon protesta e artistëve, peticion për rindërtimin e teatrit. Policia me maska kundragaz

20/05/2020 17:56

Ka filluar protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në sheshin tek ministria e Brendshme, e cila është edhe shumë pranë ish teatrit Kombëtar që u prish para pak ditësh.

Kjo është protesta e dytë që zhvillon aleanca për mbrojtjen e teatrit, ku e para ishte ditën e hënë.

Sot po firmoset edhe një peticion për të rindërtuar teatrin siç ka qenë.

Bëhet me dije se për mbarëvajtjen e kësaj proteste janë mbi 300 policë, teksa ata janë parë me maska kundragaz.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel