Vrau vajzën 7 vjeçe në Britani, ndaj shqiptares ngrihet zyrtarisht akuza/ Prindërit: Ishte drita e syve tanë!

20/05/2020 21:47

Ndaj 30-vjeçares që i mori jetën me një goditje në qafë një vajzë 7 vjeçe në Angli, është ngritur zyrtarisht aktakuza për vrasje dhe do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim përpara se të dalë përpara gjykatës të martën.

Eltiona Skana, për të cilën mediat vendase thonë se është me origjinë shqiptare, e qëlloi fare papritur vajzën që po luante në park me monopatine në 22 mars.

Mësohet se ajo nuk e njihte as Emily Jones, dhe as familjarët e saj që kishin qenë në park së bashku me të. Emily ishte fëmijë i vetëm. Nëna dhe babai i saj e përshkruan vogëlushen si “ dritën e syve të tyre”. Sulmi i pakuptimtë duket se i ka shkatërruar krejtësisht. Edhe pse punonjësit e ndihmës së shpejtë u përpoqën shumë që ta ndihmonin Emilyn, ajo fatkeqësisht ndërroi jetë për shkak të plagës së thellë në qafë.

Pas vdekjes së saj, nxnënësit e shkollës ku mësonte 7-vjeçarja mblodhën më shumë se 12.0000 paundë për ngritjen e një memoriali në kujtim të saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel