Temperaturat e larta, kanë bërë që britanikët të thyejnë karantinën dhe të dynden drejt plazheve. Temperaturat janë llogaritur mesatarisht 28 gradë Celsius, ndërsa nesër, meteorologët kanë parashikuar reshje shiu në Britaninë e Madhe. Këto të dhëna, kanë detyruar qytetarët të mbipopullojnë plazhet e qyteteve këtë mesjavë.

Plazhistët janë parë thuajse ngjitur njëri me tjetrin, duke mos respektuar kështu dhe distancimin social, e cila është konsideruar si një nga rrugët kryesore, për të minimizuar përhapjen e koronavirusit. Megjithatë, në lidhje me këtë situatë, disa qytetarë kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale.

“Është çmenduri, si ka mundësi që kaq shumë njerëz të harrojnë koronavirusin”, shkroi një përdorues.

Ndërsa një tjetër tha:

“Gjendja në plazhet tona është me të vërtetë kaotike. Si nuk i thotë njeri këtyre njerëzve që të largohen”.

Ndërkaq, 248,818 të infektuar dhe 35,341 viktima janë regjistruar deri më tani në Britaninë e Madhe, duke e kthyer kështu vendin në një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në botë.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel