Reçipeta transparente dhe poza joshëse, Sydney Sweeney ndez rrjetin me fotot provokuese

23/11/2026 18:10

Aktorja e famshme amerikane, Sydney Sweeney, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me fotografitë e saj më të fundit, ku shfaqet me një set të bardhë të brendshmesh transparente, pjesë e koleksionit festiv të markës së saj Syrn.

Ylli i serialit “Euphoria” ka pozuar në një ambient dimëror, me dëborë në sfond, duke kombinuar atmosferën e Krishtlindjeve me një stil provokues. Në fotografitë e publikuara, aktorja shfaqet me reçipeta të bardha transparente, çorape të gjata dhe aksesorë të bardhë me push.

Në disa prej pozave, transparenca e materialit ka tërhequr veçanërisht vëmendjen, duke bërë që fotografitë të komentohen gjerësisht nga ndjekësit e saj.

Me buzë të kuqe dhe një pamje glamuroze, Sweeney ka sjellë një tjetër set fotografik që synon të promovojë koleksionin e ri të të brendshmeve për festat e fundvitit.

Reagimet e fansave nuk kanë munguar. Disa prej tyre komentuan:

“Uau! A mund të jesh edhe më e mrekullueshme? Jashtëzakonisht seksi”.

Gjatë ditëve të fundit, aktorja kishte paralajmëruar publikimin e fotografive të reja me tematikë Krishtlindjet. Javën e kaluar, ajo u shfaq gjithashtu me reçipeta të bardha dhe një palë tanga, në të njëjtin set fotografik me sfondin e mbuluar nga dëbora.

Sweeney lançoi markën e saj të të brendshmeve, Syrn, në fillim të këtij viti dhe së fundmi është rikthyer vetë në qendër të fushatave promocionale, pas disa javësh gjatë të cilave marka prezantoi modele të tjera.

Ndërkohë, aktorja vijon angazhimet në kinematografi. Ajo është përfshirë në xhirimet e filmit “The Housemaid’s Secret”, ku luan edhe Michele Morrone, i njohur gjithashtu për lidhjen e mëparshme me Khloé Kardashian.

Top Channel