Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka folur për kërcënimet ndaj tij, duke thënë se kërcënuesit nuk e kanë pasur me të, por me Gjykatën Kushtetuese.

Ai gjatë një vizite sot menaxhmentit të Trepçës tha se gjykata duhet të lihet e qetë, në mënyrë që me profesionalizëm të marrë vendim të drejtë e meritor.

Kurti: Tek unë nuk funksionojnë kërcënimet.

“Ata që më kanë kërcënuar mua, nuk mund ta kenë pasur me mua, për shkak se ata e dinë se tek unë nuk funksionojnë kërcënimet. Ata e kanë pasur me dikë tjetër, e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese, sepse duket se është në panik presidenti, të cilit po i humbet rasti…Unë dua që Gjykata Kushtetuese të lihet e qetë, të mos ketë këso kërcënimesh as ndaj kryeministrit e as ndaj kujtdo tjetër, dhe me profesionalizëm e paanshmëri ta sjellin vendimin e drejtë dhe meritor”, tha Kurti.

I pyetur nga mediat se kur do të vizitojë pikat kufitare në veri, Kurti tha se do të vizitojë çdo cep të Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e vendit./KosovaPress/.

Top Channel