
Një “atlet ninxha” nga Irani, është arrestuar për kryerjen e veprimeve “vulgare”, pasi postoi në rrjete sociale, foto, duke u puthur me një vajzë, mbi çatitë e Teheranit (kryeqyteti i Iranit).
Alireza Japalaghy, 28 vjeç, është një “atlet ninxha” dhe shpesh kryen “çmenduria” në tarracat e pallateve dhe shtëpive në Teheran. Mirëpo, policia ka quajtur të gabuar që ai të puthet me të dashurën në këto vende dhe këtë gjë ta bëjë publike në rrjete sociale.
“Ky person është arrestuar nga policia kibernetike e Teheranit. Ne jemi kundër këtij individi dhe sjelljes së tij vulgare. Kjo çështje pritet të kalojë në prokurori”, njoftoi Hossein Rahimi, shef i policisë në kryeqytetin iranian. Ndërkaq, Alireza numuron mijëra ndjekës në rrjete sociale dhe në vendin e tij është mjaft i njohur. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotografitë e mëposhtme.
Top Channel