Nën murin e Jeruzalemit, kërkuesit zbulojnë dhoma antike … (FOTOT)

20/05/2020 15:57

Kërkuesit izraelitë, zbuluan të martën një dhomë misterioze të nëndheshme me një funksion të panjohur, të gërmuar nën shkëmbin afër tempullit të dytë hebre që besohet se është ndërtuar dy mijë vjecarë më parë.

Zbulimi u bë kur studentë izraelitë nga një kolegj paraushtarak, po gërmonin në një strukturë të erës bizantine, të rreth 1400 viteve më parë, nën sheshin e murit perëndimor në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.

Ashtu si edhe vende të tjera të banuara prej mijëvjecarësh, pjesë të Jeruzalemit përmbajnë shtresa të thella arkeologjie, rezultat i shoqërive që ndërtonin mbi struktura të mëparshme në vend që të shpenzonin për të pastruar rrënojat. Nën dyshemenë prej mozaiku të strukturës bizantine, studentët që gërmonin ndeshën në një pjesë shkëmbore. Fillimisht u zhgënjyem sepse hasëm në një shtresë shkëmbore çka do të thonte se atje përfundonte aktiviteti njerëzor – thanë ata. Por, pas ekzaminimeve të mëtejshme kërkuesit u ndeshën me një surprizë të madhe.

Bëhet fjalë për tre dhoma, të ndërtuara me gurë të prerë, në themelet e Jeruzalemit të lashtë, të lidhura përmes shkallëve. Dhomat sipas kërkuesve datojnë nga periudha e hershme romake dhe tregonin veçantinë e strukturave të tilla në qytetet hebreje të asaj kohe. Zbulimi është bërë rreth 30 metra larg nga mali tempull, ku tempulli i dytë hebre, i shkatërruar nga romakët në shekullin e 70 pas Krishtit dhe mban gdhendje dhe funksione të sofistikuara, përfshirë edhe një sistem llampash me vaj që mund të përdoreshin për ndriçim. Mali i tempullit, vend i shenjtë i judaizmit, tani mban kompleksin haram Al Aharif, vendin e tretë më të shenjtë të islamit që përfshin xhaminë Al Asqa dhe kupolën e shkëmbit, Dome of the Rock.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel