17 vjeçari që urren gratë vret me thikë një grua, qëllon një tjetër në sallonin e masazhit

20/05/2020 20:04

Një adoleshent që vrau me thikë një grua dhe plagosi një tjetër në një sallon masazhi erotik, është përshkruar nga policia si urryes i femrave pasi refuzohej prej tyre.

17-vjeçari është akuzuar me vrasje të gradës së parë dhe do të procedohet sipas procedurave të terrorizmit për krimin e kryer në shkurt, në të parin rast të tillë në Kanada.

Policia tha se në rrjetet e internetit po krijohet një mini-kulturë e urrejtjes së grave nga njerëz që janë beqarë.

Adoleshentit i është dhënë e drejta e anonimatit prej moshës së tij sipas ligjit kanadez, megjithse besohet se dëshironte të vriste sa më shumë gra që mundej.
Sulmuesi vrau Ashley Noell Arzaga, një nënë 24-vjeçare, para se të plagoste pronaren e ambjentit e cila tentoi ta çarmatoste.

Viktima e dytë është prezantuar me pamje por nuk është emëruar, ndërsa thotë se ka humbur një gisht të dorës nga sulmi.

Policia kanadeze tha për çështjen në një deklaratë: “Terrorizmi vjen në shumë forma dhe duhet thënë se nuk kufizohet ndaj asnjë grupi të veçantë, ideologjik apo fetar.

Oficerët thanë më tej se kanë zbuluar gjurmë “aktiviteti terrorist” nga anëtarë të dyshuar të kësaj kulture, të njohur në vendet anglofone si “incel”.

Këta njerëz janë lidhur me një seri vrasjesh të profilit të lartë. Ata kalojnë shumë kohë në rrjetet online dhe besojnë se bota i ka vendosur në mënyrë të padrejtë në rolin e meshkujve jo-atraktivë.

Kjo mini-kulturë mori zhurmë kur studenti britanik Elliot Rodger, 22 vjeç, vrau gjashtë njerëz në University of California në 2014. Motivi i aktit të rëndë ishte zbuluar në një video në youtube.

Në një tjetër rast të ngjashëm Alek Minassian, 25 vjeç, vrau 10 njerëz me një kamion që kishte marrë me qera në Toronto.

Edhe në Britani Anwar Said Driouich u burgos për 20 muaj pasi kishte planifikuar të vendoste një bombë pasi nuk mund të zinte të dashur.

FOTO GALERI
1/5
Sulmuesi vrau Ashley Noell Arzaga, një nënë 24-vjeçare

Top Channel