Fate të “kryqëzuara”, Arthur dhe Pjanic kanë në dorë të ardhmen e njëri-tjetrit

20/05/2020 22:58
TURIN, ITALY - JANUARY 30: Juventus player Miralem Pjanic during a training session at JTC on January 30, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Arthur dhe Miralem Pjanic kanë në dorë të ardhmen e njëri-tjetrit. Orët e fundit kanë qarkulluar zëra për një kalim të brazilianit në radhët e bardhezinjve dhe të boshnjakut tek Barcelona, teksa Juventus do të përfshijë edhe Mattia De Sciglio në këtë tratativë.

Mesfushori i katalëve ende nuk është bindur për të pranuar një transferim të tillë drejt kampionëve të Italisë, teksa bardhezinjtë po bëjnë të pamundurën që opinioni i tij të ndryshojë.

Fabio Paratici tashmë ka mbi super një detyrë të vështirë, ndërkohë që Pjanic nuk ka bërë aspak rezistencë për tu transferuar në “Camp Nou”. Boshnjaku prej kohësh në fakt kërkon të nisë një aventurë të re në Spanjë, tek Reali Madridit ose te Barcelona. Për Pjanic ka shfaqur interes edhe Chelsea, por destiancioni Premier League nuk preferohet prej tij.

Situata është ende e paqartë sepse bardheznjitë nuk kanë ende një konfirmim nga ana e Arthur dhe nëse mesfushori brazilian vazhdon t’i qëndrojë mendimit për të vazhduar aventurën në “Camp Nou”, atëherë edhe Pjanic nuk do të largohet.

Top Channel