Kanosi bashkëshorten me kallashnikov dhe qëlloi në ajër pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga 40 vjeçari në Libohovë
Sonte në Open në Top Channel po flitet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas.
Një debat i fortë u zhvillua mes dy aktorëve, Edmond Budina dhe Artan Imami. Debati nisi kur Imami i tha Budinës që ka uzurpuar godinën e teatrit.
Pjesë nga debati:
Budina: Teatri Kombëtar është një vlerë kulturore. Nuk i përket as kryeministrit as banorëve të Tiranës. Është Teatri Kombëtar dhe i përket të gjithë Shqipërisë.
Imami: Edmond je një uzurpator.
Budina: Kush jeni ju që më thoni mua jeni uzurpator?
Imami: Unë jam Tan Imami.
Budina: Unë nuk flas me ju. Jeni pjesëmarrës në krim. Neve desh na vranë dhe dhunuan.
Imami: Po gënjen. Më ke kërcënuar kur të thashë që do vija të merrja disa rroba të mia.
Budina: Po gënjen ti. Të të vijë turp. Nuk flas me ju.
Top Channel