Parlamenti i djathtë i Hungarisë ndalon ndryshimin zyrtar të gjinisë

20/05/2020 18:16

Parlamenti i Hungarisë ka ndaluar sot ndryshimin formal të gjinisë së njerëzve, një lëvizje që ka sjellë panik te komuniteti trans-gjinor dhe mund të shtojë diskriminimin ndaj tyre.

Legjislatura vendase votoi 133 ndaj 57 në favor të përcaktimit të seksit të individëve në lindje, njëlloj me gjinisë e çertifikatës së martesës e të vdekjes.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut thonin se nëse gjinia në dokumentet e njerëzve nuk është e njëjtë me atë të paraqitjes së tyre, shtohet diskriminimi.

Autoritetet thanë se vendimi nuk ndalon sjelljen e njerëzve sipas bindjes së tyre.

“Vendimi shtetëror për përcaktimin e seksit biologjik në lindje të fëmijëve, nuk prek të drejtën e tyre për të ushtruar identitetin e tyre si të dëshirojnë”, thuhej në komunikatën qeveritare.

“Kjo pjesë e ligjit nuk ndalon asnjë person të ushtrojë të drejtat e tyre themelore dhe të jetojë sipas identitetit të tij”, shtohej në komunikatë.

Por grupimi i të drejtave Amnesty International dënoi lëvizjen duke thënë se e kthen Hungarinë “përsëri në kohërat e errëta”.

Përfaqësuesja Krisztina Tamas-Saroy, tha: “Vendimi e çon Hungarinë përsëri në epokat e errëta dhe shkel të drejtat e njerëzve trans-gjinorë dhe inter-seks. Ai i ekspozon ata ndaj diskriminimit dhe thellon qëndrimin armiqësor ndaj komunitetit LGBTI”.

Top Channel