“Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”/ Shembja e Teatrit Kombëtar, protestë edhe në Shkodër

20/05/2020 18:23

Pas aktorëve profesionistë kanë protestuar edhe të rinjtë e teatrit Migjeni në Shkodër, sa i takon shembjes së Teatrit Kombëtar.

Përfaqësuesit e estradës së të rinjve, në teatrin shkodran kanë shprehur solidaritet me Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit.

Duhet thënë se kjo protestë ka nisur nga vetë ata, të cilët dënojnë shembjen e teatrit.

“Unë jam grushti i fortë i munguem i Migjenit”, shkruhet në një nga pankartat.

Shembja e Teatrit Kombëtar/ Reagime në Durrës, protestuesit mblidhen para teatrit “Aleksandër Moisiu”

Top Channel