Shembja e Teatrit Kombëtar/ Reagime në Durrës, protestuesit mblidhen para teatrit “Aleksandër Moisiu”

20/05/2020 18:04

Shembja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar reagim edhe në Durrës, ku një grup të rinjsh janë solidarizuar me kauzën për mbrojtjen e teatrit, si pjesë e historisë së artit dhe kulturës shqiptare që u takon të gjithëve. 

Protestuesit u mblodhën në sheshin para teatrit “Aleksandër Moisiu”, pasditen e së mërkurës, duke dhënë mesazhe kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe dhunës së ushtruar ndaj protestuesve në Tiranë.

Ata kanë ftuar qytetarët t’i bashkohen kauzës së tyre dhe të mbrojnë së bashku vlerat e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore që ndër vite janë dëmtuar rëndë. Protestuesit kërkuan nga qeveria që të angazhohet në zbutjen e pasojave të rënda të krijuara nga pandemia në ekonomitë familjare dhe bizneset.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel