Aktori Neritan Liçaj ka falenderuar kreun e opozitës, Lulzim Basha për mbështetjen e protestës së artistëve në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Pas mbarimit të fjalimit, Neritan Liçaj u shkëput nga kolegët e tij dhe qëndroi me kreun e opozitës, i cili po merr pjesë në protestë, në shenjë solidariteti me artistët.

Aktori Neritan Liçaj, hapi sot protestën duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos mendojnë “deri tek pragu i shtëpisë së tyre”. “Nuk mbaron aty bota , aty fillon. Çdo gjë që ka të bëjë me këtë vend ka të bëjë edhe mua, edhe me ty. Ka të bëjë me të ardhmen, me atë që do mbjellim nesër”, tha Liçaj. Teatri një kauzë e drejtë dhe historia do të dënojë kryeministrin”- u shpreh ai.

Top Channel