Mijëra të evakuar pas shembjes së dy digave në Michigan

20/05/2020 16:20
Diga e Sanford u thye te marten pas disa dite shirash.

Rreth 10,000 rezidentë janë evakuar nga shteti amerikan i Michigan pas shembjes së dy digave, pas disa ditë shirash të pandalur.

Meteorologët vendas kishin dhënë alarmin e emergjencës së përmbytjeve në zonën e lumit Tittabawassee pas thyerjes së digave Edenville e Sanford.

Autoritetet shtuan se disa pjesë të Midland, qytet rreth 209 km në veri të Detroit, mund të zhyten në deri 3 metra ujë.

Kompania farmaceutike Dow e vendosur në këtë qytet po vendos barriera emergjence.

Guvernatori Gretchen Whitmer shpalli gjendjen e emergjencës pas shembjes së digave mëngjesin e sotëm dhe tha se qyteti mund të shikojë nivele historike të larta uji.

Garda Kombëtare e Michigan ka nisur të japë ndihmë në reagimet ndaj katastrofës.

Digat e Edenville, e ndërtuar në vitin 1924, ka qenë në gjendje të rrezikuar prej vitit 2018, kurse ajo Sanford, e ndërtuar në 1925, kishte marrë vlerësime pozitive pas kontrolleve. Sipas agjencisë Associated Press të dyja ato ishin në proces shitjeje.

Presidenti Donald Trump pritet të vizitojë nesër Michigan, në një fabrikë të prodhimit të ventilatorëve të koronavirusit.

FOTO GALERI
1/3
Edhe diga e Edenville u shemb duke permbytur zonat perreth

Top Channel