Italia konfirmoi 161 vdekje të reja të ndërlidhura me COVID-19, duke e çuar këtu numrin e viktimave në 32.330.

Ndërkohë në Spanjë, arriti në 27.873 numri i të vdekurve nga COVID-19, me 95 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në nivel global sot ka tejkaluar shifrën 1.9 milionë, njoftoi Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Të dhënat e universitetit tregojnë se gjithsej 1,988,557 njerëz fituan betejën kundër COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri. Numri i rasteve kaloi shifrën 5,035,976 persona ndërsa janë regjistruar 326,238 vdekje.

Top Channel