Veliaj nxjerr pamjet: Hidhini një sy projekteve të arkitektit Ingels, teksa ne humbëm 3 vjet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar

20/05/2020 21:53

Bjarke Ingels, projektuesi i Teatrit të ri Kombëtar është shpallur nga “Time Magazinë” si një nga 100 njerëzit më influencues në botë. Emri i tij mban firmën e disa prej projekteve më mbresëlënëse arkitekturore në Europë, por edhe me gjerë përtej oqeanit, në SHBA, si dhe në Australi, Kinë dhe Singapor.

Nga projektet e realizuara prej tij përgjatë vitit 2018 spikasin objekte moderne në Danimarkë, SHBA, Zvicër e Francë. Ndërkohë që bie në sy projekti për aeroportin e Luksemburgut.

Po kaq inovative janë edhe një sërë projektesh arkitekturore të realizuara gjatë vitit 2019, nga një studiot më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Grop” me qendër në Danimarkë.

Ndërsa mes projekteve të vitit 2020 të realizuara nga arkitekti Bjarke Ingels, spikat ai i Teatrit të ri Kombëtar në vendin tonë, i cili ofron një godinë të arkitekturës me dizajn modern dhe që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për zhvillimin e talentit të aktrimit, ashtu edhe për vetë publikun, i cili mund të angazhojë imagjinatën.

Këtyre projekteve mbrësëlënëse të arkitektit danez Bjarke Ingels i ka kushtuar vëmëndje edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili teksa përcjell në rrjetet sociale pamjet e disa prej projekteve më në zë të tij, shkruan:

“Teksa ne kemi humbur 3 vjet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar?, hidhini një sy projekteve?të jashtëzakonshme që ka konceptuar apo realizuar gjatë kësaj kohe arkitekti @bjarkeingels. ?”.

Top Channel