Protesta e artisve për ditën e sotme ka përfunduar dhe nesër nuk është njoftuar për një të tillë.

Regjizori i njohur Robert Budina u shpreh se nga dita e nesërme do të dalin nëpërqytet për të mbledhur firma që teatri të jetë aty ku duhet.

“Nesër në orën 11: 00 jeni të ftuar para SPAK t’i nxisim të fillojnë hetimet. Nga dita e pasnesërme do dalim qytet më qytet të mbledhin firmat që teatri të jetë aty ku duhet.

Nëse nuk reagon prokuroria, do bëjnë më dije si do veprojmë. Ne do fitojmë me paqe dhe qytetari. Se kur do të vazhdojmë në Tiranë, do ua bëjmë me dije”, u shpreh Budina.

Top Channel