E shtunë, 10 Tetor 2020
00:55
Anëtarë të stafit pozitivë, Covid-19 pezullon xhirimet e Jurassic World

Xhirimet e filmit të ri, Jurassic World: Dominion, në studiot Pinewood në Mbretërinë e Bashkuar, janë pezulluar për dy javë për shkak të disa rasteve të koronavirusit në set. Regjisori Colin Trevorrow e ka dhënë njoftimin në Twitter duke postuar një foto që tregon një dinozaur bebe, me maskë. “Ka pasur disa persona pozitivë, që më pas rezultuan negativë në një test të dytë, por për të ndjekur protokollin do të bëjmë një pauzë dy javore. Shihemi së shpejti”.

00:33
Arrestohet nënkryetari i LDK-së/ Haki Rugova është kryetari i Komunës së Istogut, dyshohet për korrupsion

Mediat në Prishtinë njoftojnë se është arrestuar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që njëherësh është edhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

00:22
Presidenti me mesazhe të ashpra pas asamblesë kombëtare të PS/ Meta: Përballë do të më keni

Pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Presidenti Ilir Meta vijoi reagimet e ashpra në faqen e tij në Facebook, ndërsa paradite i nisi një letër socialistëve.

E premte, 09 Tetor 2020
23:58
Prognoza e Capellos: Juventusi kantier ndërtimi, kampionatin e fiton …

293 ndeshje si trajner i Milanit, 105 ndeshje si trajner i Juventusit, 241 ndeshje si trajner i Romës; kampion me të tria skuadrat, edhe pse titujt me Juventusin iu hoqën për çështjen “Calciopoli”. Lidhja që Fabio Capello ka më tri klubet në fjalë nuk e ka prekur mendimin e tij objektiv sa i përket skuadrës favorite për titullin kampion. Për ish-trajnerin edhe të Realit të Madridit, Anglisë e Rusisë, favoriti për të triumfuar këtë sezon në Serinë A është Interi’

23:51
Lojë sulmuese dhe pozicione të memorizuara, Mancini vendos rekorde me Italinë

Shifrat e regjistruar nga Italia e tij janë impresionuese dhe tekniku vijon të vendosë rekorde, duke qenë trajneri me përqindjen më të lartë të fitoreve, plot 68% e ndeshjeve të zhvilluara në total.

23:40
Eriksen mesazh Contes e Interit: Nuk kam ndërmend ta kaloj vjeshtën në pankinë

Te Interi nuk po arrin të shndërrohet në një lider, ashtu siç janë pritshmëritë për të, por te kombëtarja daneze Christian Eriksen vijon të bëjë më së miri punën e tij dhe madje edhe dje arriti të shënojë një gol në fitoren 4-0 ndaj Ishujve Faroe.

23:29
Leclerc paralajmëron tifozët: Edhe sezoni i ardhshëm pritet të jetë i vështirë

Charles Leclerc paralajmëroi tifozët e Ferrari-t për një tjetër sezon të vështirë në Formula 1. Skuderia e famshme italiane vazhdon të notojë në ujëra të turbullta dhe për momentin Ferrari pozicionohet në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm të konstruktorëve. Kohë më parë drejtuesi më i lartë i grupit Fiat Chrysler Automobiles, John Elkann deklaroi se përkrahësit e makinës së kuqe duhet të tregohen të duruar dhe të mësohen me idenë që ekipi mund të mos fitojë më asnjë garë deri në vitin 2022.

23:07
Të lindurit në tetor kanë shanse shumë më të mëdha të përjetojnë ditëlindjen e njëqindtë

Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit të Çikagos i kanë krahasuar të dhënat e njëqindvjeçarëve, të lindur në tetor, në periudhën midis viteve 1880 dhe 1895 me të dhënat e vëllezërve dhe motrave të tyre, si edhe të çifteve të martuar.

22:53
E priste Kosova, sulmuesi i kampionatit anglez luan dhe shënon për Zvicrën U21

Kosova vuajti shumë mungesën e një sulmuesi si Vedat Muriqi mbrëmjen e djeshme ndaj Maqedonisë së Veriut, ndërsa në dispozicion të trajnerit Challandes nuk u vu as sulmuesi më i ri i Brighton, Andi Zeqiri.

22:42
Kosovë/ Arrestohet nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Istogut, Haki Rugova.

22:39
80 vite më parë…kur lindi John Lennon

9 tetorin e 80 viteve më parë, lindi John Lennon.

22:32
Banka Botërore: Amerika Latine rajoni më i prekur në aspektin ekonomik dhe shëndetësor

Amerika Latine dhe Karaibet po përjetojnë pasojat më të këqija ekonomike dhe shëndetësore në botë për shkak të pandemisë së COVID-19, sipas Bankës Botërore (BB), e cila parashikon një rënie prej 7,9 % të PBB-së rajonale në vitin 2020.

22:28
​Mbyllet seanca për 100 ditëshin e Qeverisë, opozita kërkoi dorëheqjen e Hotit

Më shumë se 10 orë ka zgjatur seanca për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti për punën 100 ditore.

22:13
Moti i keq prish debutimin e Mick Schumacher në provat e lira të Nurburbring

Sot duhej të ishte një ditë mjaft e rëndësishme për Mick Schumacher, pasi ishte përgatitur pjesëmarrja për herë të parë e tij në një sesion provash, thuajse 20 vite nga koha kur babai i tij Michael Schumacher fitoi titullin e parë kampion.

22:04
Austria U21 mposht Kosovën dhe shuan shpresat e Shqipërisë për kualifikim

Kosova U21 është mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga bashkëmoshatarët e Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, duke regjistruar humbjen e pestë në 7 ndeshje të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2021.

22:00
Armë dhe kaos në Kirgistan teksa presidenti shpall 12-ditë gjendje të jashtëzakonshme

Trazirat politike të kësaj jave kanë vijuar edhe sot në Kirgistan me të shtëna armësh dhe përleshje, që u pasuan nga shpallja e gjendjes së emergjencës nga presidenti në telashe, Sooronbay Jeenbekov.

21:55
Foto/ Çfarë bënte Fatos Nano ditën e Asamblesë Socialiste

Fatos Nano nuk mbeti pa u përmendur nga Edi Rama vetëm pak minuta, pasi  shkrepi  të gjithë arsenalin e akuzave ndaj Ilir Metës dhe u kujdes të  përdorte fjalët “ta shpëtojmë Lulzim Bashën”.

21:52
BE miraton kriteret e përbashkëta për kufizimet e udhëtimit

Vendet europiane ranë dakord sot për të koordinuar kufizimet e tyre të lëvizjes së lirë në BE, nëpërmjet një kodi unik ngjyrash, kritereve të përbashkëta dhe informacioneve më të mira publike, ndërkohë që ritmi i COVID-19 vazhdon të përshpejtohet.

21:44
Korçë/ Kapen 50 sirianë në një mjet të tonazhit të rëndë

Korçë-Kapen rreth 50 sirianë në një mjet të tonazhit të rëndë në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pirg.

21:41
Lirohet francezja e mbajtur peng në Mali pas 1,381 ditësh

Një punonjëse ndihme franceze e marrë peng në vendin afrikano-perëndimor të Mali, është liruar më në fund pas gati katër vjet burgimi, njoftoi presidenti i Malit.

21:30
Tërmet me magnitudë 2.8, epiqendra 9 km nga Laçi

Lëkundje tërmeti janë shënuar para pak minutash në vendin tonë.

21:24
Shefi i Kuzhinës së Djallit rrëfen të fshehtën e tij më të madhe, nuk do ta besoni

Shefi më i rreptë në Shqipëri, Renato Mekolli ka rrëfyer disa të fshehta të jetës së tij, i ftuar ditën e sotme tek “Ora e Tiranës”.

21:20
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme në Madrid

Qeveria qendrore shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Madrid, me qëllim për të kufizuar lëvizjen gjatë kësaj fundjave të Ditës Kombëtare dhe për të parandaluar përhapjen e virusit nga njëri prej qyteteve më të prekura në Evropë

21:10
Dënohet me varje vrasësi serial i të paktën nëntë grave në Nigeri

Një burrë që ka vrarë nëntë gra në rastin që tronditi Nigerinë është dënuar sot me vdekje në qytetin e Port Harcourt.

21:08
Roland Garros/ Nadal kalon në finale

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ia ka dalë të kalojë në finalen e turneut francez “Roland Garros”, pasi mposhti në gjysmëfinale tenistin argjentinas Diego Schwarzman, me rezultatin bindës 3-0.

20:42
Zvicra shënon rekord të ri me rastet e Covid-19

Zvicra ka shënuar një rekord të ri ditor me gjithsej 1.487 raste të koronavirusit të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar shqetësime për një rritje të infeksioneve në qytetin e dytë më të madh të vendit, Gjenevë,

20:34
Shumë pak e dëgjuan, por Tea e thotë gjatë debatit me Shqipen: Sa do të doja të puthja Andin në buzë për…

Puntatën e djeshme në “PërPuthen”, u përfshinë në një debat Tea dhe Shqipja.

20:33
Rama-Metës: Monës i bie medalja e e Teutës që bie me të kushërirë nga burri Ilir

Pas reagimeve të shumta të presidentit Ilir Meta, nuk ka nguruar edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

20:33
Kuqezinjtë mbërrijnë në Almati pas 7 orësh udhëtim, Reja i nxjerr menjëherë në stërvitje

Pas rreth 7 orësh në ajër, Kombëtarja Shqiptare ka mbërritur pasditen e sotme në kryeqytetin e Kazakistanit Almaty, ku ditën e diel në orën 15:00 do të përballet me përfaqësuesen vendase në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

20:25
Mesazh nga Anglia për Messin, City i hap dyert verën e ardhshme

Tabloidët britanikë kanë shkruar për mundësinë e afrimit të Lionel Mesit te “Citizens” sezonin e ardhshëm. Krerët e City-t duan të përfitojnë nga rasti e po shqyrtojnë mundësinë për të marrë falas sulmuesin e famshëm argjentinas.

20:20
Konkurrentët e rinj, “sfidojnë të vjetrit në “PërPuthen”/ Njihuni me to… (FOTO)

5 konkurrentë të rinj iu shtuan djemve aktualë në studio.

20:18
Filmi “EXIL”, kandidat i Kosovës për Oscar

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se filmi “Exil” i regjisorit Visar Morina është propozuar nga ana e Kosovës për garën e çmimeve Oscar.

20:17
Spektaklet e fundjavës në TCH/ “Hell’s Kitchen”, “Aventurieret”, “Shiko kush luan”,  “E Diell” dhe Portokalli

Sonte në orën 21 është në transmetim nata e dytë e Hell’s Kitchen.

20:14
Monedha e rrallë romake për vrasjen e Jul Çezarit del në ankand për £5mln në Londër

Një monedhë floriri në përkujtim të vrasjes së perandorit romak Julius Caesar, pritet të shitet për 5 milionë paundë këtë muaj në Londër, thanë ekspertët e ankandeve.

20:10
Zvicra vë karantinë për udhëtarët nga Kanadaja, Rusia dhe Berlini

Udhëtarët nga Kanadaja, Rusia, por edhe nga Berlini dhe Hamburgu, do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore, duke filluar nga e hëna, nëse duan të udhëtojnë në Zvicër.

20:02
Emocionuese/ Moderatori përlot të motrën për herë të parë: Je shpatulla ku vë kokën!

E ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ishte Frensi Muça. Gjatë fjalës së saj ajo foli për eksperiencën e mëmësisë, si nënë e një vajze 8 javëshe.

20:02
Belgjikë, regjistrohen mesatarisht mbi 2.900 raste të reja me Covid-19

Në Belgjikë janë regjistruar mesatarisht 2.915 raste të reja me koronavirusin në ditë.

19:56
Nobeli i letërsisë/ Poezia e amerikanes Louise Glück dhe lidhja e saj me mitologjinë

Akademia Suedeze njoftoi vendimin për Nobelin në Letërsi. Fituese është Louise Glück.

19:55
NATO, zgjedhjet në SHBA dhe marrëdhëniet e tensionuara transatlantike

Aleatët evropianë të SHBA-së po përcjellin me vëmendje zhvillimet ndërsa procesi i zgjedhjeve presidenciale po shkon drejt fazës së fundit të tij. Marrëdhëniet transatlantike gjatë administratës së Presidentit Trump kanë qenë të tensionuara herë pas here dhe disa nga aleatët kryesorë evropianë shpresojnë që ato të stabilizohen nën presidencën e Joe Biden-it. Por anëtarë tjerë të NATO-s e kanë mirëpritur kërkesën e presidentit Donald Trump që Evropa të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

19:50
FOTO/ Me bikini e gotat të mbushura me alkool, supermodelja festë të çmendur në avion me shoqërinë

Bella Hadid është një nga modelet më të kërkuara në botë. E kuruar në pasarelë dhe provokuese para lenteve të fotografëve, ajo nuk ka turp të tregojë veten.

19:49
OBSH: Të shmangen izolimet për shkak të pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se autoritetet duhet të përpiqen të shmangin masat “ndëshkuese” të izolimit, pasi shumë vende po përballen me rritje të mprehtë të numrit të të infektuarve me koronavirus.

19:41
Jurassic World/ Covid-i ndërpret xhirimet

Xhirimet e filmit të ri, Jurassic World: Dominion, në studiot Pinewood në mbretërinë e bashkuar, janë pezulluar për dy javë për shkak të disa rasteve të koronavirusit në set.

19:38
Protestuesit në Paris mbajnë funeralin simbolik pas mbylljes së bareve e kafeneve (video)

Punonjësit e bareve e restoranteve në Paris dolën sot në rrugë me një arkivol të rremë, duke shprehur zemërimin për kufizime e reja të koronavirusit për të cilat thonë se po vrasin industrinë.

19:38
Rama: Pse na duhet mandati i tretë! Sulmon Metën dhe LSI: Është rritur në kurriz të PS dhe PD! Lulin dua ta shpëtoj

Edi Rama të gjithë fjalën përpara asamblesë të PS ia dedikoi dhënies përgjigje të pytetjes, përse Shqipëria  duhet të qeveriset nga një mandat i tretë prej socialistëve.

19:31
Sonila Bejtja merr dritë jeshile nga KED për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese

KED ka kualifikuar Sonila Bejten, për të qenë anëtare në Gjykatën Kushtetuese.

19:29
Tea bën zgjedhjen, pranon të dalë në takim me konkurrentin e ri (FOTO)

Takimi mes Teas dhe Andit nuk shkoj ashtu siç pritej, për këtë arsye bukuroshja bionde priti djemt e ri që do t’i afroheshin emisionit, për të zgjedhur djalin me të cilën do të dalë në takim.

19:28
Mal i Zi/ Zdravko Krivokapiç ngarkohet me formimin e qeverisë së ardhshme

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ngarkoi liderin e opozitës, Zdravko Krivokapiç, me formimin e qeverisë së ardhshme. 62-vjeçari ishte në zgjedhjet parlamentare në gusht, kandidati kryesor i lidhjes aleancës më të madhe opozitare të kryesuar nga Fronti Demokratik (DF).

19:23
Rama ironizon Metën e Kryemadhin, mbron Bashën: Luli është vetëm pasagjer, trenin e lëviz Meta, Monika është faturino

Fokusi i ironisë së kryeministrit të vendit Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së të mbajtur pasditen e sotme, ka qenë LSI-ja dhe më pak PD-ja, ndryshe nga herët e tjera.

19:22
Konkurrenti i ri bën ‘zap’ Shqipen: Femrave si ty i vendos espuls

Arjoni, është njëri nga pesë konkurrentët që u bënë pjesë e emisionit “PërPuthen”.

19:19
Pakistani bllokon aplikacionin TikTok

Pakistani njoftoi se ka bllokuar aplikacionin TikTok, i cili është në pronësi të Kinës, për shkak të dështimit në filtrimin e përmbajtjes “jo të moralshme dhe të turpshme”.

19:12
“Je burri Fjorelës ti”/ Debat në “PërPuthen” Mevlani i drejtohet Beratit: Vetëm se je nga Kosova, por…

Mevlani dhe Berati u përfshinë në një debat në “PërPuthen”.

19:11
Kufizime koronavirusi/ Klubet elitare të seksit rinisin punën me protokollin e ri

Klubet më elitare të seksit kanë nisur reklamimin e festave të tyre private, gjatë pandemisë së koronavirusit.

19:10
FBI parandalon komplotin e pashembullt për rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit

Në SHBA, autoritetet e organeve të rendit njoftuan të enjten për parandalimin e një komploti për rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit Gretchen Whitmer, duke arrestuar gjashtë milicë anti-qeveritarë mesa duket të zemëruar për masat e izolimit të politikanes demokrate, gjatë pandemisë së koronavirusit.

19:07
Largimi i shqiptarëve/ Rama: A është ardhja e Ilirit, Saliut, Lulit e Monikës që do t’i kthejë mbrapsht?

Kryeministrit Edi Rama ka kundërshtuar fjalët e opozitës të cilët akuzojnë qeverinë e tanishame për largimin e shqiptarëve nga vendi.

19:06
Kryeministri Hoti shpreh shqetësim për tërheqjen e Ambasadës së SHBA-së nga monitorimi në KPK

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga vendimi i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

18:59
Meta replikë tjetër Ramës: Shtëpia ku linda unë ishte spital partizanësh

Presidenti Ilir Meta ka vazhduar sërish me replikat e tij ndaj fjalës së kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste.

18:55
“Problemi më i madh i shqiptarëve është Ilir Meta”, Rama: Ftoj mësues, fermerë apo artistë që të kandidojnë

Kryeministri Edi Rama ka treguar shumë pak në lidhje me mënyrën se si do të përzgjidhen kandidatët për deputetë në Partinë Socialiste.

18:54
Konkurrentë të ri në “PërPuthen”/ Berati i shpall “sfidë”, zhvishet live dhe ekspozon muskujt (FOTO)

Ashtu siç u paralajmërua më herët, në “PërPuthen”, u pranuan konkurrentë të rinj.

18:46
BE-ja diskuton për dialogun/ Lajçak viziton Prishtinën dhe Beogradin

Këshilli i BE-së, në nivel ministrash, do të diskutojë të hënën, më 12 tetor, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

18:45
Kampioni i boksit vdes pas kafshimit nga shumëkëmbëshi “monstër” në Tailandë

Një ish-kampion boksi në Tailandë ka vdekur pas kafshimit nga një shumëkëmbësh helmues i stërmadh.

18:42
“A do të ketë një rikthim të Fatos Nanos në PS?”, Rama shuan kureshtjen e të gjithëve

Pas përfundimit të Asamblesë së PS-së të mbajtur pasditen e sotme kryeministri Edi Rama u është përgjigjur disa prej pyetjeve të gazetarëve.

18:39
Kosovë/ Ambasada e SHBA-së tërhiqet nga procesi i monitorimit në Këshillin Prokurorial

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se proceset e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe kryeprokurorëve, janë prishur në themel.

18:35
Memorandum mirëkuptimi midis Ambasadës Amerikane dhe Policisë së Shtetit,për sigurimin e shërbimëve investiguese shtesë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Shefja e Zyrës Rajonale të Sigurimit pranë ambasadës amerikane në Tiranë Karen D Riley kanë  nënshkruar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, një Memorandum Mirëkuptimi.

18:33
Tea thyen rregullat/ Takohet me djemtë konkurrentë jashtë emisionit…

Ditën e sotme, në studio u transmetua një video ku shfaqej Tea, Graciano dhe konkurrentë të tjerë të “PërPuthen”, duke konsumuar një pije.

18:27
“O Ilir lëri të rënët” Rama-Metës: I pari dhe i fundit president që jep dekorata për të vdekurit

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe dekoratat e shumta të presidentit Ilir Meta, në Asamblenë e PS-së të mbajtur ditën e sotme në Amfiteatrin e Liqenit Artificial të Tiranës.

18:21
FOTO/ Asambleja e PS-ë, burrat e gratë të veshur me kostume, Veliaj ndryshe, me xhaketë xhinse dhe…

Pak më parë u zhvillua mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, në amfiteatrin e “Liqenit Artificial”.

18:20
Modelja e zhdukur e Dolce & Gabbana gjendet ‘e çorientuar’ në favelën braziliane

26 vjeçarja Eloisa Pinto Fontes jetonte dhe punonte në New York City para se të zhdukej në 2019, ndërsa është gjetur së fundmi duke ecur mes një zone të rrënuar urbane braziliane “krejtësisht e çorientuar”.

18:15
Meta i kundërpërgjigjet Ramës: Unë dua më shumë Margaritën se Monikën

Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me dekoratat që ai i po i jep kohëve të fundit heronjve që kanë dhënë jetën për atdheun.

18:12
S’pranoi izolimin, CR7 u ngriti zërin drejtuesve dhe fluturoi drejt Portugalisë

Pak ditë më parë, disa lojtarë të Juventusit thyen karantinën, që duhej të ndiqnin, pasi ishin identifikuar pozitivë me Koronavirus dy anëtarë të klubit bardhezi (jo futbollistë). Në grupin e tyre bënte pjesë edhe CR7 (Rodrigo Bentancur, Gigi Buffon, Juan Cuadrado, Danilo, Merih Demiral, Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo). Tani për ta ka nisur një hetim nga prokuroria.

18:12
Rama: Kantieret e aeroporteve e porteve turistike do nisin para mbarimit të mandatit

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së tha se pas disa javësh nis gara për aeroportin e Sarandës si dhe do ndërtojë portet turistike në Vlorë, Sarandë e Durrës.

18:03
Kylie i vë këmbën në fyt Kendall, plas sherri mes motrave Kardashian (FOTO)

Kylie dhe Kendall Jenner janë përleshur fizikisht në episodin më të fundit të “Kepping Up With the Kardashians”.

18:02
Ibra mposht koronavirusin, nga nesër nis përgatitjet për derbin e Milanos

Milani ka mësuar paraditen e sotme se mbrojtësi i ri i talentuar Matteo Gabbia ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe është thuajse e sigurt mungesa e tij në derbin ndaj Interit, megjithatë Pioli mund të fërkojë duart, pasi ka rikuperuar liderin e ekipit, Zlatan Ibrahimovic.

18:00
Rama: Nuk e dija që Meta do të arrinte deri në këtë pikë sa të shkallonte

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje edhe marrëdhënien e tensionuar midis tij dhe presidentit Ilir Meta gjatë Asamblesë së PS-së që po mbahej ditën e sotme.

17:59
Ariu i braktisur 300kg “arrin majat” duke u bërë supermodel në Rusi (Foto)

Një ari i murrmë gjigand, i braktisur kur ishte këlysh, i është dhënë një shans i dytë në jetë teksa është bërë i famshëm si supermodel në Rusi.

17:58
Top Talk: Rama-Meta a është simbiozë e shprehjes hajduti ruan hajdutin? Përgjigje epike e Bushatit

Deklarata, akuza, fyerje, këto komponentë janë parë me shumicë në dialogun në distancë që kryeministri Rama ka zhvilluar me presidentin Meta.

17:52
Tajlanda pa turistë/Phuketi, një ishull fantazëm

Phuketi i famshëm në Tajlandë ngjason tani me një ishull fantazëm.

17:46
Përse fitoi Louise Glück?

E kam lexuar Louise Glück për gati më shumë se 20 vjet, më gjatë madje se shumë poetë, ylli i të cilëve është ngritur dhe venitur me kohë; më gjatë edhe sesa kam shkruar poezi. Ndoshta kjo mund të jetë dhe arsyeja pse unë ndihem aq e prekur dhe e ngazëllyer prej lajmit të Akademisë suedeze, kur u lajmërua se gruaja amerikane 77-vjeçare ka fituar çmimin Nobel në letërsi.

17:44
Mbledhja e Asamblesë së PS/ Rama nuk i kursen batutat: Disa qytetarë nga Pogradeci shkruajnë se duan drejtësi për djalin e Fahriut

Momentalisht po mbahet mbledhja e Asamblesë e Partisë Socialiste. I pari që e mori fjalën ishte kryeministri Edi Rama, i cili preku shumë tema, duke filluar që tek arsimi, e deri tek punësimi.

17:42
Guvernatori i Bankës zhvillon takimin e parë të mbledhjes vjetore me FMN-në: Ekonomia shqiptare ka qenë nën efektin e fortë të pandemisë gjatë gjysmës së parë të vitit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka marrë pjesë gjatë ditës së sotme në një takim online të parë të mbledhjes vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të grupit të Bankës Botërore.

17:34
Tentoi ta ndërpriste, Rama i kthehet socialistes: I kemi dhënë grave të drejta, por…

Në këtë moment po mbahet mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku i pari fjalën e mori kryeministri Edi Rama.

17:29
E tha gjatë vizitës në Shqipëri/ Rama: Komisioneri Varhelyi tha se i janë dhënë Shqipërisë 9 miliardë euro

Para disa ditësh komisioneri për zgjerimin  Oliver Varhelyi,ishte i pranishëm në parlamentin shqiptar.

17:25
Plazhi i Varosha-s/ Rihapje e dhimbshme pas 46 vitesh

Për të parën herë në 46 vite, publiku u lejua të shkelte në plazhin e Varoshës, në pjesën e Qipros Turke në veri të ishullit, në një lëvizje të polemizuar të ndërmarrë nga kryeministri që nuk njihet nga ndërkombëtarët e që kandidon në zgjedhje të dielën.

17:20
Kolegët zbulojnë lidhjen e fshehtë të polices me të dënuarin e rrezikshëm prej fotove të nxehta në celularin e tij

Lidhja e fshehtë e një zyrtareje policie të lirisë me kusht me një të dënuar të rrezikut të lartë, është ekspozuar së fundmi kur policët zbuluan foto të zhveshura të saj në celularin e të dënuarit.

17:19
Asambleja e PS/ Rama nuk lë pa përmendur Bashën: Luli djali mirë, por nëse gjatë tërmetit do ta…

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Rama bëri një batutë duke përfshirë kryedemokratin Lulzim Basha.

17:17
Situata del jashtë kontrollit, e paprecedentë ajo që ndodh sonte në Hell’s Kitchen Albania 3

Punatata e dytë e Hell’s Kitchen Albania 3 për këtë sezon premton të papritura dhe plot emocione. 16 konkurrentët do të vihen përballë sfidave të gatimit, në të vetmen garë të këtij lloji në ekranet shqiptare. Nëse në puntatën e parë shef Renato është treguar paksa i butë me konkurrentët, sot pritet që “djalli” të mos jetë aspak tolerant…

17:15
Dendias në Kosovë/ Shpresa për njohje nga Greqia

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitoi të premten Prishtinën, ku deklaroi se Athina Zyrtare, po punon për të vendosur marrëdhënie me Kosovën.

17:10
Asambleja e PS/ Rama jep lajmin: Shumë shpejt 95% e shërbimeve do të bëhen online

Kryeministri Rama tha në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, se janë reduktuar miliona vajtje-ardhje, për të përftuar shërbime në institucione.

17:08
E para në botë/Argjentina aprovon grurin Omgj

Argjentina është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar rritjen dhe konsumin e grurit të modifikuar gjenetikisht.

17:04
Asambleja e PS/ Rama: Në universitet nuk futet djali i Fahriut apo i Saliut, por djali i bariut që ka mesatare më të lartë

I pari që e hapi takimin ishte kryeministri Edi Rama, i cili shpalosi punët që janë bërë në këto shtatë vite qeverisjeje e që do të bëhen nëse ai do të vijojë të qëndrojë në pushtet.

17:01
Fier/ Shoqërohen 5 adoleshentë, u shfaqen në video duke dhunuar një 19 vjeçar

Pesë adoleshentë janë shoqëruar nga Policia e Fierit gjatë kësaj të premteje pasi shfaqeshin në një video të publikuar në rrjetet sociale  duke dhunuar një 19 vjeçar.

16:53
Pelosi ngre pikëpyetje për aftësinë e presidentit për të përmbushur detyrën

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka ngritur pikëpyetje nëse Presidenti Trump është në gjendje të përmbushë detyrën. Të enjten ajo njoftoi një masë legjislative që do të krijonte një komision për t’i dhënë mundësi Kongresit të ndërhyjë për të liruar presidentin nga detyrat ekzekutive, bazuar tek Amendamenti i 25-të i Kushtetutës.

16:50
Çifti i të droguarve vrasin pensionistin për kartën e bankës/ Ngjiten në dhomën e tij të gjumit për seks

Dy të droguar u shpallën dje fajtorë në Britani për rrahjen dhe vrasjen e një pensionisti të sjellshëm që kishte vendosur një njoftim ku kërkonte shoqëri, në gazetën lokale.

16:47
Kancelarja Merkel: Masa më të ashpra, ose Gjermania e humb kontrollin ndaj pandemisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ajo dhe kryetarët e 11 qyteteve më të mëdha të Gjermanisë janë pajtuar për të zbatuar masa më të rrepta kundër pandemisë, nëse numri i të infektuarve tejkalon një prag prej 50 rastesh për 100,000 banorë, gjatë një jave.

16:43
Në Maqedoninë e Veriut shënohen 6 të vdekur dhe 386 të infektuar me koronavirus

Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 386 persona të infektuar me koronavirusin e ri, 6 viktima dhe 154 persona të shëruar. Të dhënat i referohen testimit të 2,267 mostrave, që paraqet shifrën më të lartë të testimeve të kryera brenda një dite

16:32
Foto+Emri/ Kush është personi i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës

Top Channel ka siguruar foton e personit të shpallur në kërkim të vëllait të Talo Çelës, bujar Çela.

16:21
Udhëtojnë nudo nëpër botë, çifti belg fiton vëmendjen e mediave më prestigjioze (FOTO)

Çiftin belg Nick dhe Lins De Corte, pandemia e koronavirusit e gjeti në Meksikë, duke mos pasur mundësi të kthehen në Evropë.

16:15
Asambleja e PS/ Rama: Na duhet një mandat i tretë që Shqipëria të kalojë nga ecja në vrapim

Kryeministri i vendit Edi Rama ka hapur Asamblenë e PS-së pasditen e sotme, e cila po mbahet në Amfiteatarin e Liqenit Artificial të Tiranës.

16:12
Publikon “Juliet”, Ardian Bujupi të shtunën ekskluzivisht në “Shiko kush LUAN”

Pas hitit “Panorama” dhe këngës “Të dua”, Ardian Bujupi ka publikuar këtë të premte një tjetër projekt që pritet të jetë po aq i suksesshëm.

16:04
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 89 të shëruar, 167 raste të reja dhe 2 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:

15:51
Basha në Lushnje: Brenda 100 ditëve të para të qeverisjes do t’i jepet fund …

Fermerëve te Lushnjes nuk i premton mrekulli por brenda 100 diteve te para te qeverisjes Lulzim Basha iu ofron zgjidhje konkrete.