Përpara Krishtlindjeve, gjermanët i përfshin zakonisht dëshira për të festuar, por edhe për të dhuruar, e ky vit nuk përbën përjashtim, përkundrazi.

Burkhard Wilke, drejtor i Instituti Gjerman për Çështjet Sociale, DZI, që monitoron donacionet, rrëfen se atëherë kur ka nevojë “njerëzit bëhen më dashamirës dhe janë të gatshëm të shkojnë përtej dhurimeve që bëjnë zakonisht”. Diçka e tillë është vënë re në të kaluarën, kur në Gjermani ka pasur përmbytje apo tërmete, por edhe edhe ne raste kasatrofash natyrore jashtë kufijve.

Tani me koronavirusin, padyshim po mbërrihet në një pikë të ngjashme. Sipas një anketimi të realizuar nga DZI, donacionet në 30 organizatat më të mëdha të bamirësisë në vend u rritën me 11.6 përqind në 6 muaj e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Nga ajo që po dëgjojmë prej të gjitha këtyre organizatave, vullneti për të dhuruar ka qenë shumë pozitiv edhe në gjysmën e dytë të 2020-ës”, tha Wilke.

Sipas tij, kjo nënkupton se këtë vit, donacionet private mund të mbërrijnë shifrën rekord të 11 miliardë eurove. Organizata ndërkombëtare e ndihmës, Mjekët për Kufij gjithashtu ka raportuar një rritje të nivelit të donacioneve këtë vit.

Top Channel