Punonte në “shtëpi bari”/ Media angleze: Shqiptari u trajtua si qen në fabrikën e kanabisit (EMRI)

24/12/2020 11:39

“Një burrë shqiptar u trajtua porsi një qen, teksa ruante një fabrikë “të konsiderueshme” kanabisi, në një shtëpi në luginat e Gwent-it”, nis lajmi i britanikes “South Wales Argus”

Donald Mema u rrah dhe u frikësua nga një bandë kriminale, që e shfrytëzoi atë për “biznesin e saj” në fshatin Caerphilly të Abertysswg-ut, Wales. I pandehuri akuzohet për rritjen e një sasie kanabisi, vlera e së cilës shkon 51,000 – 190,000 paundë.

Në seancën gjyqësore u tregua se si bimët e kanabisit po rriteshin në një shtëpi me katër dhoma, përpara se godina të boshatisej në verë, përgjatë një operacioni policor raporton media britanike “South Wales Argus”.

Mema, 34 vjeç u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B. Avokati i tij, Scott Bowenu shpreh:

“Ai ishte një kopshtar kanabisi që po trajtohej si një qen. Gatuante në errësirë dhe ndëshkohej fizikisht, dhunohej. I pandehuri u lehtësua kur policia bastisi shtëpinë dhe kalvari i tij i vuajtjeve mori fund.”

Top Channel